SHBA/ Biden: Nëse zgjidhem në krye të Shtëpisë së Bardhë, do të mbajë trupa në Afganistan dhe Irak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trump dhe Biden duket se kanë menduar të përdorin  politika të kundërta për Iranin

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden,ka  bërën disa  komentet në një intervistë për gazetën ushtarake amerikane “Stars and Stripes”.

Ai deklaroi se nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai do të mbajë një prani të vogël të trupave në Afganistan dhe Irak, për të ndihmuar në luftimin e terrorizmit.

Biden tha se e mbështet reduktimin e trupave, por shtoi se SHBA-ja duhet të shqetësohet edhe për terrorizmin dhe grupin militant.

“Unë mendoj se kemi nevojë për kapacitete të veçanta, për t’u koordinuar me aleatët tanë”, tha Biden, duke shtuar se ai parashikon 1,500 deri në 2,000 trupa si numër maksimal.

Biden nuk e specifikoi se për cilin vend.

Ai po ashtu tha se ushtria amerikane nuk duhet të ndërhyjë në çështjet politike të vendeve ku ka trupa.

Ajo duhet të koordinohet me aleatët për të trajnuar dhe për të udhëhqur në “çrrënjosjen e grupeve terroriste, që do të vazhdojnë të shfaqen”, tha Biden.

Këtë javë, Pentagoni njoftoi se trupat amerikane në Irak do të reduktohen nga mbi 5,000 në rreth 3,000, këtë muaj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po ashtu ka thënë se do të zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Afganistan nga 8,000 në 4,000-5,000, deri në ditën e zgjedhjeve në SHBA, më 3 nëntor.

Biden po ashtu tha se nuk planifikon ta shkurtojë buxhetin e mbrojtjes në SHBA, përballë kërcënimeve të mundshme nga vendet, si: Rusia dhe Kina.

Gazeta “Stars and Stripes” tha se ka kërkuar intervistë edhe me presidentin Trump. Ru. Do/ Fjala.al

Lexo edhe :  Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV