ZYRTARE: Taulant Xhaka i jep fund dilemave, firmos sërish me Bazelin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Bazelit dhe nuk do të largohet nga zviceranët, siç flitej prej kohësh.

Mediat helvete bënë të ditur se mesfushori i ka dhënë fund të gjitha dilemave ditën e sotme, teksa rinovoi kontratën me Bazelin deri në vitin 2024.

29-vjeçari ka vendosur që të qëndrojë tek Bazeli, aty ku është edhe shtëpia e tij, pasi kujtojmë që është produkt i akademisë së këtij klubi dhe nga viti 2010 është pjesë e ekipit të parë, përveç sezonit 2012-2013, kur luajti i huazuar te Grasshopers.

Flitej se mesfushori do të transferohej tek Beshiktashi, pasi ishte në bisedime me ekipin turk , por në fund nuk është finalizuar dhe Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Bazelit.

Ai ka luajtur mbi 350 ndeshje në Zvicër dhe ka shënuar 12 gola, ndërsa me Kombëtaren Shqiptare numëron 31 ndeshje duke shënuar rrjetën në fitoren 1-0 ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Fj.Ak/Fjala.al

Të fundit

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë...

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata do të jetë e vlefshme...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Lajme të tjera

Web TV