Certifikata e pronësisë/ Lame-familjeve në fshat: Nxitoni, keni vetëm 2 muaj kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame deklaroi se javën e parë të nëntorit përfundon afati për aplikimin nga ana e qytetarëve për pajisjen me certifikatë “Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi” të tokës bujqësore. Kjo do të thotë që kanë mbetur edhe rreth dy muaj afat që të interesuarit të aplikojnë pranë bashkive.

Në fjalën e tij, Lame vë në dukje problemet që kanë qenë prej vitesh me çështjen e pronave

“Ligji 20/2020 i vënë kapakun përfundimtar këtij proçesi, duke i bërë një thirrje përfundimtare me afat 6 mujor këtyre familjeve. Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 07.05.2020, i bie që ky afat të përfundojë me 07.11.2020. Ky ligj, parashikon që brenda këtyre 6 muajve, të gjitha këto familje mund të aplikojnë pranë bashkive përkatëse, duke kërkuar pajisen me tokën buqësore që u takon. Pra, në këtë afat 6 mujor, duhet që thjesht të zënë rradhën pranë Bashkive për hallkën tjetër, që është pajisja me AMTP.

Ende rezultojnë rreth 22.000 familje fshatare të cilat janë pajisur pjesërisht ose nuk janë pajisur asnjëherë me tokë buqësore. Pra, nga njëra anë, siç e dimë të gjithë, rezultojnë abuzime pa fund për tokat buqësore; dhe nga ana tjetër, pas dekadash të tëra rezultojnë me mijëra familje që nuk janë pajisur ende me tokë buqësore. Disa herë përgjatë viteve, qeveritë e kanë zgjatur afatin e pajisjes me tokë, por pa qënë në gjendje ta përmbyllin asnjëherë atë”, shprehet Lame.

Nga procesi i ndarjes së tokës, deri tani kanë përfituar rreth 450 mijë familje në fshatrat e vendit, me rreth 1.8 milion pasuri toke, një pjesë e mirë e të cilave janë ende të pa certifikuara.

Lexo edhe :  11 maji, kush janë kandidatët që kërkojnë pamjet filmike në KQZ

Ligji i ri plotëson me tokë edhe shumë familje që e posedojnë në fakt tokën në fshat, pasi ka qenë pronë e tyre që para krijimit të Kooperativave Bujqësore, por nuk kanë asnjë dokument provues për këtë.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

OBSH thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV