Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri thërret Këshillin Politik të hënën: Synim arritja e një konsensusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet Këshilli Politik. Përfaqësuesi i maxhorancës në këtë Këshill, Damian Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës ditën e hënë, në orën 18:00.

Me anë të një mesazhi, Gjiknuri shprehet se Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese.

Sipas tij, ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Mesazhi i plotë
Të nderuar koleg,
Siç jeni në dijeni, në seancën e datës 30 Korrik 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nismë e 28 deputetëve të opozitës parlamentare.

Këto ndryshime në Kushtetutë sanksionuan hapjen e listave të kandidatëve duke u dhënë të drejtën qytetarëve për të votuar përveç subjektit politik edhe për kandidatin e tyre të preferuar.

Pas hyrjes së tyre në fuqi, Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese.

Ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Në frymën e dialogut të konsoliduar mes palëve në tryezën e Këshillit Politik, me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë në këtë proces, propozoj thërritjen e tryezës së Këshillit Politik ditën e Hënë, datë 14 Shtator, ora 18:00.

Tryeza propozoj të mbahet si gjithnjë në ambientet e sallës ovale të Pallatit te Kongreseve.
Faleminderit,
Damian Gjiknuri
Përfaqësues i Partisë Socialiste

Të fundit

Raporti i KE: Shqipëria në vend të parë me perqindjen më të lartë të të paraburgosurve

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një Europë që përpiqet të harmonizojë drejtësinë me të drejtat e njeriut, Shqipëria bie në...

Rama me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, ndalet te sulmet kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 18 korrik, në Berat, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Në fjalën e tij, ai...

Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

  Një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e bujqësisë dheblegtorisë është qëndrueshmëria financiare e sipërmarrësitblegtoral dhe e investimit të tij. Kjo qëndrueshmëri arrihetpërmes sigurimit të...

Jam studiues i gjenocidit. E njoh kur e shoh

Nga Omer Bartov* Fjalët “Kurrë më” – të shkruara me gërma të mëdha mbi një fotografi të një fëmije që ecën mes rrënojave – përbëjnë...

“Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz

“Daily Mail” shkruan se pushuesit britanikë që kanë shkuar në Korfuz të Greqisë këtë verë duhet të bëjnë kujdes për një tarifë të fshehtë të...

Lajme të tjera

Web TV