Ministrja Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë të shërimit nga Covid-19 të Arben Dojakës, një 65-vjeçari nga Tirana.
Manastirliu shkruan në facebook që pas 30 ditësh në spital Dojaka kthehet në shtëpinë e tij.
Krahas lajmit të mirë Manastirliu shpreh falënderimin për stafin mjekësor.
Ndërkohë që vetë Dojaka është shprehur i gëzuar që po kthehet në shtëpi.
“Unë jam Arben Dojaka, një nga pacientët e këtij spitali me ndodhi shumë të mëdha. Jam i gëzuar dhe i kënaqur nga shërbimi i spitalit. Unë e provova duke kaluar shumë etapa, tani jam i gëzuar dhe i lumtur,”-tha Dojaka./Jo.Be/Fjala.al
Postimi i plotë i minstres Manastirliu:
?#COVID19
Pas 30 ditësh në spital, një pjesë prej të cilave i intubuar, Arben Dojaka, 65-vjeçari nga Tirana kthehet i shëruar në shtëpi??
??⚕️?⚕️ Punë fantastike e ekipit të reanimacionit dhe të gjithë stafit të spitalit COVID2 “Shefqet Ndroqi”??
#Krenare për ekipet tona mjekësore për shërbimin dhe përkushtimin??
⚠️T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke bërë pjesë të së përditshmes tonë maskën, duke ruajtur distancën dhe duke shtuar kujdesin për higjienën vetjake ?↔️??#COVID19?