Aksidenti në Elbasan/ Flet babai i të mbijetuarës: Ndjeva diçka, ja si e mësova ngjarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidenti fatal në Elbasan ku dy vajza humbën jetën dhe dy të tjera u dërguan në spital tronditi opinonin publik.

Dy prej vajzave të mbijetuara janë dërguar me urgjencë në spital ndërkohë që njëra prej të tyrem, Nervida Garunja është ende në rrezik për jetën.

Në një intervistë për ReportTV ka folur i tronditur për ngjarjen babai i Denisa Dibrës vajzës së mbijetuar dhe jashtë rezikut për jetën.

Edmond Dibra shprehet se ka parandjerë që kishte ndodhur diçka pasi vajza nuk e kishte marrë në telefon

“Në radhë të parë, më falni për gjendjen emocionale, nuk do ia dëshiroja një familje këtë tragjedi. Falenderoj të madhin Zot, një aksident tepër i rëndë, vajza është jashtë rrezikut për jetën, ka plagë, por është jashtë rrezikut. Falenderoj stafin e spitalit që kanë bërë çmos që vajza momentalisht ndodhet jashtë rrezikut.

Është diçka vajza njihen nga Shkodra, e ndjera kishte ditëlindjen. Nervida Garunja është në një gjendje të vështirë për jetën, ishalla bën mrekulli. Aksidenti ishte shumë i rëndë, Shkodra jeton me hallin dhe brengën time dhe familjet që kanë humbur pjesëtarë, aksidenti ishte fatal. Denisa ka ardhur në vete në orën 5 të mëngjesit që ka komunikuar, me mua, nuk e kujton aksidentit tragjik. Kur është përmendur ka kërkuar shoqet e saj, kjo është e mirë që vajza i kujtohet pak a shumë.

Si e mora vesh lajmin? Mbrëmjeve ulem me bashkëshorten për të pirë një kafe dhe po shihja orën, vajza nuk ka shans që të mos më marrë 3 herë në ditë. “U thashë a po knaqeni”, “po hamë drekë, nga ora 6 do vijnë për Shkodër”. Në orën 7 them si ka mundësi që s’na ka marrë vajza, sikur më shtynte diçka. I marr në celular, më del një person. Më thotë një qytetar që vajza është jashtë rrezikut për jetën. Më thotë më jep në telefon babain. Ishte momenti kur kishte marrë zjarrfikësit dhe kishin nxjerrë vajzën nga makina, Kam lëshuar telefonin në tokë.

Autori? Do të thoja që shteti të bëj detyrën e tyre, sic duhet. Gjendja e Nervida është kritike dhe do bëja thirrje, vajza ka nevojë për grup gjak. Kush ka mundësi të bëjë dhuratë gjaku se bëhet ndihmë për shpëtimin e saj. Njerëzit e Nervida janë në Shkodër se familja ka hapur dyer e morit, ato janë si vajzat e mia. Janë pjesë e familjes sime. Presin trupin e të ndjesës Lusinda që është në spitalin e Elbasanit dhe kanë në Shkodër në ceremoninë mortore, tha babai për gazetarin Merin Maçi. /Ra.My.Fjala.al/

Lexo edhe :  "Berisha flet si Maduro, po gënjen demokratët"

 

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV