Fillimi i viti shkollor/Ish-deputetja Vokshi denoncon: Ka mësues të infektuar tek “Petro Nini”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fillimi i vitit të ri shkollor ditën e sotme ka ngjallur shumë debate dhe polemika.

Ka patur nga ata që thonë se masat janë respektuar dhe shprehen optimist për mbarvajtjen e mësimit në këtë vit të jashtëzakonshëm, por edhe nga ata të cilët denoncojnë se nuk po mbahen masat e domosdoshme.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një intervistë për News24 ka denoncuar faktin se në disa shkolla ka mësues të infektuar me COVID-19.

Vokshi shprehet se ky fakt bëhet i ditur pas denoncimit të disa prindërve në selinë e PD-së se në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” ka mësues t♪ infektuar me koronavirus

“Sot ka qenë kaos total. Nuk ruhej distanca. Një pjesë e fëmijëve ishin pa maska. Kishte një çorganizim të shkollave në këtë fillim viti. U krijuan turma të mëdha jashtë shkollave. Ky është një tubim, që policia në një rast tjetër të ngjashëm s’do e kishte lejuar. Quhet tubim të një grupi personash, të ngjitur dhe pa maska. Prindërit janë shtyrë me njëri-tjetrin. Sa i vlen kjo fëmijës? informacionet që ne kemi, në rrethinat e Durrësit, Lezhës e Kurbin, situata të tilla dhe kushte të tilla, siç është dezinfektimi, është e pamundur. Dhe në shkollën në zonën e Freskut, është e pamundur kjo. Mund të ishim marrë masa të ndryshme. Prindërit nuk ishin njoftuar, se dinin se kush ishte mësuesja kujdestare e fëmijëve. Nëse do kishte një komunikim të mirë midis institucioneve shtetërore dhe shkollave e mësuesve, dhe më pas me prindërit dhe fëmijët, atëherë do ishte më mirë. Nëse fëmijët vinin sipas klasave në orare të ndryshme, do ishin shmangur disa probleme. Një pjesë e shkollave dukeshin se kishin marrë një pjesë të masave, kryesisht ne Tiranë. janë 78 shkolla në Kukës shikoni kushtet, nuk është vënë dorë fare. Në Kurbin janë shembur 3 shkolla, fëmijët janë lënë në harresë. Fëmijët dhe mësuesit nuk janë testuar, ata nuk e dinë nëse janë të infektuar apo jo. Ne denoncuam dje rastin e shkollës “Jeronim De Rada” , ku ¼ e stafit është pozitiv. A mendoni pak se nëse ky pozitivitet në një shkollë doli kaq, po në shkollat e tjera që nuk është bërë tamponi? Jeta e Erjon Veliajt dhe e stafit të tij është më e shenjtë, por jeta e fëmijëve dhe prindërve jo. Kanë marrë nëndrejtorët e shkollave në Tiranë dhe i kanë çuar tek shkolla Jeronim De Rada. Pse nuk harxhon shteti për një mbarëvajtje mësimdhënie. Ne nuk duhet të rrisim një brez COVID, por me një brez ku bëhet mësimdhënie. Një tjetër denoncim që erdhi në PD është që në shkollën Petro Nini janë disa mësues me COVID, por që nuk i është bërë tamponi. Denoncimi është bërë nga prindërit. Nuk e di nëse ata janë karantinuar. Duhet të dalë ministria e Arsimit dhe të flasë dhe të tregojë çfarë ndodh. Por a keni dëgjuar deri më sot se sa mësues janë testuar deri më sot?!”, tha Vokshi. /Ra.My.Fjala,.al/

Të fundit

Goditje për Berishën/ Tre qarqet ku diferenca në vota është “dramatike”

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është "dramatik" për opozitën, duke shkuar mbi 60%...

Çfarë është opozita që nuk u dashka të kritikohet? Lopë e shenjtë indiane?!

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani. “Ore, po kur humb zgjedhjet...

Numërimi në Shkodër/ PD-ASHM kryeson me rreth 2 mijë vota ndaj PS! PSD forcë e tretë

Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 129 kuti nga 405 që janë në total, ku sipas rezultateve kryeson Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për...

U aplikua votimi elektronik, Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

Drejtuesja politike për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka ka folur nga Vora, ku u krye votim elektronik ndërsa shpejt pritet të dalë rezultati. KQZ...

VIDEO/ Federata del blof! Publikohet biseda e bujshme mes gjyqtarëve në Barcelona-Real

Barcelona fitoi dje përballë Real Madrid me rezultatin 4-3. “El Clasico” u mbyll me shumë polemika për gjykimin, ndërsa katalanasit me 7 pikë më...

Lajme të tjera

Web TV