Filmi i regjisorit nga Kosova, triumfon në Sarajevë/ Trailer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 “Zemra e Sarajevës” i takon Visar Morinës. Regjisori shqiptar nga Kosova që jeton në Gjermani, është rikthyer pas një pauze 5-vjeccare me filmin “Exile” për të triunfuar në një nga festivalet më presigjoze europiane të filmit.

“Exile” ndjek ankthin dhe paranojën e një inxhinieri farmaceutik me orgjinë nga Kosova, që ndihet i paragjykuar dhe i diskriminuar nga kolegët e punës për shkak të origjinës së tij.

“Filmi ka në qendër një burrë 45-vjeçar që ka një pozitë të mirë punë, në një firmë që prodhon ilaçe.

Një moment çast  i nxitur nga disa veprime, ai pret për një konferencë ku nuk vjen askush, nuk e informojnë për ndryshimin e sallës, e ndërkohë kur kthehet në shtëpi gjen një mi të ngordhur, ai fillon të krijojë një ndjesi që kolegët e tij të punës nuk e pranojnë mes tyre dhe duan ta largojnë.

Ai nuk gjen arsye tjetër për këto ngacmime përveç faktit që është me orgjinë kosovare”- tregon regjisori Morina.

Gjeste fillimisht të vogla kthehen gradualisht në një dyshim gjithëpërfshirës që e konsumon dita-ditës duke u transformuar në një ankth të përhershëm që reflektohet në të gjitha marrëdhëniet e tij. Ru.Do/ Fjala.al

Të fundit

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe...

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona. Për të dytën...

Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh...

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Lajme të tjera

Web TV