Gjermani/ Dy laboratorë privatë konfirmojnë helmimin e Navalnyt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania thotë se analizat e pavarura të dy laboratorëve në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny është helmuar me agjent nervor të grupit Noviçok.

“Tre laboratorë tani ndaras kanë ofruar të dhëna të agjentit nervor, të grupit Noviçok, si shkas për helmimin e Navalnyt. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të sqarojë çfarë ka ndodhur.

Ne jemi në kontakt të ngushtë me partnerët evropianë për hapat e ardhshëm”, ka thënë qeveria gjermane përmes një deklarate më 14 shtator, teksa ka bërë të ditura gjetjet e reja.

Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe më vonë është dërguar në Gjermani për trajtim, me kërkesë të gruas së tij.

Ekspertët gjermanë kanë thënë se 44-vjeçari, që synon të luftojë korrupsionin, është helmuar me agjent nervor të kategorisë ushtarake.

Këto të dhëna kanë shtyrë liderët botërorë që t’i kërkojnë Rusisë hetimin e rastit.

Autoritetet ruse kanë refuzuar hapjen e ndonjë hetimi penal, duke thënë se nuk kanë të dhëna për shenja të helmimit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë më 10 shtator se ka mundësi që helmimi është udhëruar nga zyrtarë të lartë të Moskës.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit dhe të tjerë besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë mbrapa helmimit.

Ndërkohë Kremlini ka mohuar vazhdimisht këto pretendime. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Dëmi nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

E teksa kryeministri Edi Rama premtoi dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja,...

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm...

Shqipëria ‘shkundet’ nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Shqipëria është goditur pasditen e kësaj të premteje nga tërmeti. Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet ndërsa mësohet se magnituda ka qenë 3.1 ballë. Nuk...

Fentanil i kontaminuar në spitale, 100 viktima në Argjentinë

Numri i të vdekurve nga fentanili i kontaminuar i administruar në spitalet argjentinase ka arritur në mbi 100. Qeveria njoftoi lajmin, duke përmendur një...

BE kritikon planin izraelit në Gazë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se plani izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të vendbanimeve të reja nuk është...

Lajme të tjera

Web TV