I ngacmoi seksualisht të bijën 17-vjeçare, i ati plagos rëndë lushnjarin

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 54-vjeçar pasi ka plagosur me dashje një tjetër shtetas.

54-vjeçari me iniciale XH.B., ka goditur me gushta 43-vjeçarin N.Ç me pretendimin se i ka ngacmuar seksualisht të vajzën 17-vjeçare.

Nga policia e Lushnjës ësht♪ vënë në pranga edhe 43-vjeçari N.Ç, i akuzuar për “ngacmim seksual” , “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin:

Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. /Ra.My,Fjala.al/