Ja çfarë shkruante Moikom Zeqo për Dritëro Agollin dhe Sadijen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elona Agolli, vajza e Dritëro Agollit ka publikuar sot një kujtim të “ lirikut të tokës dhe demonit të fjalës” Moikom Zeqo kur shkruan për babain dhe nënën e saj.

Ja çfarë shkruante Moikom Zeqo

Sadije Kecaj (Agolli) ka lindur nê 14 shtator 1942 në Shkodër . Babai quhej Qerim , e jëma Fatime. Kishin 10 fëmijë, pesë motra e pesë vëllezër.

Mbas studimeve të mesme në Shkodër mbaroi Universitetin e Tiranës për Gjuhë Letërsi në 1964.

Punoi ca kohë si mësuese në shkollën “ Fan Noli” , më pas në shkollën “ Partizani” të Tiranës . Pastaj për njëmbëdhjetë vjet qe gazetare në “ Mësuesi” dhe për pesëmbëdhjet vjet redaktore te revista “ Skena dhe ekrani” .

Ka shkruar dhe botuar tregime . Tregimi “ Vajza e maturës C “ mund të futet në çdo antologji dinjiroze të tregimit shqiptar . E zënë përherë me punë, tejet e ngarkuar , nuk ka mundur të botonte të paktën një libër të saj .

Padyshim që ka sakrifikuar shumë për Dritëronë. U njoh me Dritëroin në dasmën ku u martua Ismail Kadareja me Elena Gushon . Ishte e ftuar edhe Sadija . Aty vallëzoi me Dritëronë, “ që i shkelte këmbët se nuk dinte të vallëzonte mirë”.

Në 1965 u martuan . Dëshmitarë në gjendjen civile qenë Vaskë Ruli dhe Qako Danko , gazetarë në “ Zërin e Popullit “.

Nga “ Liriku i tokës Demoni i fjalës” Moikom Zeqo

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji konfirmon vendimin që ndez debate

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon...

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak...

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”. Të veshur me këtë emër...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një hendek i madh mes asaj...

Lajme të tjera

Web TV