Rama mbledh për herë të dytë drejtuesit e qarqeve, raportet mbi ecurinë e fushatës

Kryeministri i vendit njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste ka mbledhur sot në një takim në selinë rozë drejtuesit politikë të të gjitha qarqeve.

Në një takim të mëparshëm në datën 9 shtator, Rama I ka caktuar detyra derejtuesve politikë të qarqeve për të paraqitur me një raport të gjitha problematikat që hasin në rrethe, si dhe kanë diskutuar për ecurinë e fushatës elektorale për zgjedhjet e 2021-shit.

Rama ka caktuar edhe drejtuesit  politikë nëpër qarqe duke marrë vetë drejtimin e Durrësit, Lindita Nikollën në Lezhë, Ilir Beqajn në Shkodër, teksa Tiranën ia besoi Erion Veliajt, Elisa Spiropalit me kryetar Ervin Bushatin.

Kujtojmë se kjo është mbedhja e dytë e Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve teksa PS tashmë ka shpallur objektivat, mandat të tretë me 800 mijë vota që përkthehen në 74 deputetë. /Ra.My.Fjala.al/