Rikthehen diskutimet Kosovë-Serbi, ja çfarë do të diskutohet të dielën

Vazhdojnë diskutimet dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas marrëveshjes së Uashingtonit në prezencë edhe të Presidentit Trump duket se diskutimet për të përmbyllur çështjet e mbetura.

Këtë të dielë në prani edhe të zëdhënësit të BE-së do të diskutohen temat që janë ngritur në takimin e fundit politik Hoti- Vuçiç në Bruksel.

. Ai thotë se do të ketë marrëveshje për minoritetet dhe zgjidhjen e pretendimeve të ndërsjellta financiare dhe pronës.

”Diskutimet do të vazhdojnë mbi temat e ngritura në takimin e fundit politik të nivelit të lartë. Këto janë marrëveshje mbi komunitetet jo-shumicë dhe zgjidhjen e pretendimeve të ndërsjella financiare dhe pronës, e cila është deri në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, tha Stano.

Por nuk flitet për një marrëveshje politike, që Kosova pretendon të finalizohet me njohje të ndërsjelltë, tekas Serbia e ka kundërshtuar këtë gjë dhe e ka refuzuar si pjesë të marrëveshjeve si në SHBA dhe në Bruksel. /Ra.My.Fjala.al/