Serie A bëhet Kuqezi/ Një tjetër lojtar i Kombëtares zyrtarizohet në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afrimi i futbollistëve shqiptarë duket se është kthyer në modë në Serie A.

Kombëtarja kuqezi duket se ka prodhuar elementë mjaft të mirë dhe ajo që bën më shumë përshtypje është se shumë prej tyre po shkëlqejnë në Itali. Mjafton të përmendësh emra si Gjimshiti,Berisha, Dermaku, Kumbulla apo edhe vetë kapiteni Hysaj për të kuptuar sesa mirë ata po ingranohen në klubet italiane.

Së fundmi një tjetër lojtar i Kombëtares është afruar në Serie A.

Ardian Ismajli është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i Spezias. Qendërmbrojtësi 23-vjeçar u prezantua sot në klubin e sapongjitur në elitën italiane të futbollit.

Ish-futbollisti i Hajduk Splitit firmosi për 3 vite duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë e tani do të ketë mundësi të luajë kundër klubeve historike si Inter, Milan, Juventus apo edhe Napoli e Roma.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV