U shkarkua apo dha dorëheqjen? Besa Shahini thyen heshtjen

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini bëri rrëfimin e parë mediatik pas lajmit se do të zëvendësohej menjëherë nga Evis Kushi në këtë post.

E ftuar në emisionin “Open” ajo u përgjigj nëse u shkarkua apo dha dorëheqjen.

“Kam pasur një komunikim me kryeministrin Edi Rama më herët ku i kam kërkuar që të lirohem dhe pse jam e gatshme të jap kontribut. Por duhet theksuar se ndryshe jep kontribut kur je pjesë e kabinetit dhe ndryshe kur nuk je pjesë e kabinetit”- tha Shahini.

Pra jeni shkarkuar?- e pyeti gazetarja Vasili.

Nuk e di cila pjesë e fjalisë time, ju çoi në këtë përfundim. Kam kërkuar lirimin nga kryeministri. E prisja që sot të bëhej shkarkimi. Kemi diskutuar me kryeministrin prej kohësh- shtoi Shahini.

Pa.Va/Fjala.al