Atentat për hakmarrje/ Tritol makinës së vëllait të Tonin Gjinit në urën e Selitës

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja në “Vasil Shanto” ku dyshohet se është një atentat me lëndë plasëse i telekomanduar.

Dyshohet se lënda plasëse iu vendos automjetit në pjesën e përparme të saj dhe është shkatërruar tashmë.

Ndër të tjera automjeti shpërtheu mbi urë dhe dyshohet se me nisjen e saj shpërthimi është telekomanduar.

Shënjestër e atentatit të mbrëmjes së sotme është vëllai i Toinin Gjinit, Preng Gjini, vëllai i Armando Gjinit, i ekzekutuar kohë më parë.

Tonin Gjini, njihej si “ushtar” i Met Kananit, baronit të drogës, përgjegjës për shkëmbimin e kanabisit nga Shqipëria me heroinë nga Turqia./Bl.Ba/Fjala.al