Vendimi i Messit sjell ndryshime/ Barcelona u ‘vë fshesën’ 12 lojtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota e futbollit po përgatitej për lëvizjen më të bujshme në historinë e saj, teksa Leo Messi paralajmëroi largimin nga Barcelona. Kjo deklaratë e tij shkaktoi shumë zhurmë dhe polemika brenda “Camp Nout” duke arritur deri aty sa tifozët shpërthyen në protesta pranë selisë së klubit. Por ‘pleshti’ vendosi të bëjë hapa pas duke qëndruar në skuadrën që bëri histori.

Por ky vendim i Messit ka bërë që Barcelona të nxjerrë në merkato 12 lojtarë. Sipas Mundo Deportivo-s, Luis Suarez është emri më i rëndësishëm i kësaj liste. Uruguaiani dukej sikur do të transferohej tek Juventus, por situata është komplikuar nga një ofertë e bërë nga Atletico Madrid në momentet e fundit.

Besohet se Suarez ka dëshirë të qëndrojë në Spanjë, ku edhe ndihet shumë mirë me familjen e tij. Gjithashtu të përfshirë në listë janë Martin Braithëaite, Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo, Nelson Semedo, Arturo Vidal dhe Rafinha.

Edhe dy mbrojtësit e majtë Junior Firpo dhe Juan Miranda janë me valixhet në dorë, ashtu si Monchu, Moussa Wague dhe mesfushori veteran Sergio Busquets.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Toka thyen rekord tjetër, shkencëtarët: Vera do të jetë “brutale”, i nxehti përvëlues…

Toka sapo përjetoi muajin e saj të 11-të radhazi në histori, në mesin e parashikimeve të shkencëtareve për një...

50 Cent padit ish-partneren për shpifje

Reperi i njohur 50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe...

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në tre vjet, por ushqimet mbeten të shtrenjta

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm përgjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të...

Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

Rëndom bëjmë investime të mëdha për të blerë një banesë apo ndërtuar një shtëpi me aq mund e për një kohë të gjatë, ndërsa...

Alarm në Europë, rritet numri i të arrestuarve për spiunazh ndaj Kinës

Një rritje e numrit të arrestuarve për spiunazh ndaj Kinës po shkakton alarm në Europë. Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Serbi për...

Lajme të tjera

Web TV