Atentati në “Vasil Shanto”/ I plagosur Preng Gjini dhe një kalimtar

Ngjarja e cila ka tronditur kryeqytetin ku një automjet ka shpërthyer nga vendosja e lëndëve plasëse të telekomanduara në zonën e “Vasil Shantos” është ende e pazbardhur plotësisht.

Burime të Fjala.al mëspjnë se nga shpërthimi i fortë ka mbetur i plagosur edhe një shtetas italian, i cili ka qenë kalimtar në zonën, kur ka ndodhur ngjarja.

Sipas Rebani Jaupajt, drejtorit të Policisë , italiani i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës dhe po merr mjekim, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar vetëm disa gërvishtje në trup. /Ra.My.Fjala.al/