“Ju ish-brekëgrisurit e para ‘90, sot “pashallarë”/ Shpërthen mjeku Kalo: Një ditë populli do zgjohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Tritan Kalo ka reaguar me tone të ashpra ndaj politikës shqiptare në Ditën Ndërkombëtare e Demokracisë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Kalo shprehet se “Ju ish-brekëgrisurit e para ‘90, sot “pashallarë” të kuq, blu, rozë apo pink”, ju rikujtoj: një ditë populli do zgjohet, nuk do të ketë vrimë ku mund të fshiheni”.

Postimi i plotë i Kalos

Kohë Kovidiane…15.09.2020…

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë dhe “Poema jonë Migjeniane e varfërisë”…

Demokracia është sistemi i shanseve te barabarta, sistemi i zbutjes së dallimeve shoqërore, sistemi ku ekzistenca e sigurisë së jetës, e strehimit, e punësimit, e shkollimit, e përkujdesit shëndetësor, i drejtësisë për të gjithë janë të garantuara….

A është DEMOKRATIK sistemi ynë??….Lexojeni sy dhe veshë hapur ju “Rollinghillasat dhe Gjirëlalistat” tanë, ju autorët Pusht-Shtetarë të DEMON-KRACISË “Made in Albania”….

Jeni ju dhe sëra e juaj që i rikthyet ditët Migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”, sepse për fatin tonë të zi “Koha është e maskarenjve ” (A.A.)….

E përjetuar sot në vetë të parë….Dëshiroja të bleja bukë këtë pasdite në një Punishte prodhuese të produkteve të brumrave ngjitur me Spitalin Gjerman te Rruga e Kavajës.

Para meje një zonjë që pasi bleu një llallë 50 lekëshe i tha shitëses: “Të lutem më jep një panine 10 lekëshe, që ta ha së bashku me llallën.

Po bëra më vonë një tjetër 50 leksh do të vi të blej një bukë për në shtëpi.”….

Mu bë një lëmsh në grykë dhe sytë mu mbushën me lot…I thashë shitëses që t’i ofrojë zonjës dy bukë e ndonjë gjë tjetër të nevojshme, që tua shpjerë fëmijëve të saj, sepse e paguaj unë së bashku me bukën time….

Lexo edhe :  Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët/ Mbyll garën me mbi 20 mijë vota

Zonja dëgjoji fjalët e mia dhe syhapur u kthye e më tha se: “A je i sigurtë që do t’i paguash?”….”Është më e pakta gjë që mundet të bëj për ju në këto çaste” – iu përgjigja unë…

Fjalët e saj të mirënjohjes dhe sytë e saj plot lot, KURRË nuk do t’i haroj sa të frymoj në këtë botë jarane….Ju “Fukarenjtë tanë” që banoni në vila disakatëshe, disa edhe me dhjetë banjo kudo në këtë tokë të bekuar nga Perëndia, por të mallkuar nga sëra e juaj plangprishëse dhe e pangopur, U KAM LËNË PERËNDINË të marrë hak për këta të mjerë, që nuk ngopin dot barkun  me bukë në ndërkohë kur ju, zonjat tuaja e barkëgicat fëmijët tuaj notoni mes lluksit e vanitetit….JU “ish brekëgrisur të para 1990” dhe sot “PASHALLARË të kuq, blu, rozë apo pink”, të asaj që quhet SHQIPËRI e andej dhe e këndej Drinit, JU RIKUJTOJ se do të vijë shpejt një ditë që populli do zgjohet dhe do ngrihet…..NUK do të ketë vrimë ku do mundeni të fshiheni….

Vërtet që ”KOHA ËSHTË E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPTARËVE” (A.A.)….Quo vadis Shqipëria ime Natyrale e 28.11.1912!!!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve...

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj mjekut Ilir Shani për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së një pacienteje gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. 59-vjeçari ushtronte...

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa…

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas...

Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

Një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka folur mbi sëmundjen e...

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale, duke çuar në arrestime dhe...

Lajme të tjera

Web TV