Britani e Madhe/ Boris Johnson fiton votimin për shkeljen e Marrëveshjes së Brexit-it por ka kundërshtime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Boris Johnson fitoi të hënën votimin e parë të disa votimeve në Parlament për planin e tij për të shkelur traktatin e Brexit-it, megjithëse ai përballet me një rebelim në rritje mes ligjvënësve që thonë se shkelja e ligjit ndërkombëtar do të dëmtojë reputacionin e Britanisë.

Boris Johnson fiton votimin për shkeljen e Marrëveshjes së Brexit-it por për këtë ka kundërshtime.

Johnson, i cili ka një shumicë prej 80 vendesh në Dhomën e Komunave, siguroi miratimin e të ashtuquajturit votim paraprak të Projektligjit për Tregun e Brendshëm, me 340 pro dhe 263 kundër.

BE-ja thotë se projekt-ligji i kryeministrit Johnson do të prishë bisedimet tregtare dhe do ta çojë Mbretërinë e Bashkuar drejt një Brexiti të pakontrolluar, ndërsa ish-udhëheqësit britanikë kanë paralajmëruar se shkelja e ligjit është një hap që dëmton imazhin e vendit.

Kryeministri Johnson tha se ishte e domosdoshme për të kundërshtuar ato që ai i quajti kërcënime absurde nga Brukseli, përfshirë idenë që Londra të vendosë kontrolle doganore midis Britanisë dhe Irlandës së Veriut dhe të imponojë një bllokadë ushqimore – hapa që ai tha kërcënojnë unitetin e Mbretërisë së Bashkuar.

“BE-ja ende nuk e ka hequr atë fishek nga tavolina,” i tha kryeministri Johnson Parlamentit para votimit. “Ajo që nuk mund të bëjmë tani është të tolerojmë një situatë ku homologët tanë të BE-së të besojnë seriozisht se kanë fuqinë për të shkatërruar vendin tonë.”

BE ka kërkuar që Britania të heqë pjesën kryesore të projektligjit deri në fund të shtatorit dhe se nëse nuk e bën një gjë të tillë, nuk do të ketë marrëveshje tregtare në fund të vitit që do të mbulonte gjithçka, nga pjesët e makinave e deri te ushqimi. Ru. Do/ Fjala.al

Lexo edhe :  Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

 

Të fundit

Topi shigjeton PD/ Opozita në një situatë të mjerë, elita e saj nuk jep më shpresë!

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në një  emision televziv u shpreh se humbja e shpresës tek elektorati...

Urdhri i Trumpit për ‘non grata’ duhet parë si një shans për PD

Mero Baze Presidenti i SHBA, Donald Trump, përmes një urdhri ekzekutiv, ka lënë në fuqi të gjitha instrumentet e shpalljes “non grata” për politikanët në Ballkan...

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund të mbajë çelësin për të kuptuar se...

1950: Dezertimi tronditës i Martin dhe Mitchell në kulmin e Luftës së Ftohtë

Në verën e vitit 1950, ndërsa bota ndahej në dy kampe armiqësore dhe çdo fjalë e thënë në heshtje kishte peshën e një lufte...

Parashikimi i motit për sot, 25 qershor 2025

Do të vijojnë valët e nxehta afrikane ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të...

Lajme të tjera

Web TV