Gashi tregon si investoi në famën e saj: Kam qenë i pari dhe i vetmi që përkraha Ava Max

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti shqiptar me famë botërore, Gashi, ka rrëfyer në një intervistë detaje të shumta nga jeta e tij dhe si ja doli të kapte majat e suksesit në SHBA. Ai ka treguar se ka qenë i pari dhe i vetmi që ka përkrahur këngëtaren shqiptare, Ava Max, që sot është po ashtu shumë e njohur nëpër botë.

Gashi ka rrëfyer se në fillim askush nuk e njihte artisten me origjinë nga Saranda dhe se ajo ja doli të bëhej e famshme falë besimit e ndihmës së tij. Reperi është shprehur ai ishte mik i ngushtë me vëllain e këngëtares dhe se me Ava Max ka punuar tre këngë.

“Unë isha i pari artist që ndihmova Ava Max, askush nuk e njihte, askush. Unë jam artisti i parë me të cilin Ava Max punoi. Ne bëmë tre këngë së bashku në shtëpinë e saj. Unë jam mik me vëllain e saj. Ajo ishte një vajzë e vogël që po përpiqej të bëhej një popstar dhe askush nuk besonte tek ajo.

I thoja njerëzve që ajo do të jetë një popstar përpiqesha t’i thoja që ajo do të bëhet e madhe në muzikë. Shikojeni pak tani…Ju thash! Çfarë më pëlqen është kur ndihmoj njerëz dhe ata bëhen dikush, më pëlqen shumë. Sidomos kur janë shqiptarë“, ka treguar Gashi.

Por kur u pyet nëse do të dontë të bashkëpunonte sërish me Ava Max, ai tha se në fakt do të zgjidhte një tjetër shqiptare të suksesshme. Duke qenë se ai do të publikojë një album të re Dance Music, u shpreh se do të donte që si pjesë të tij të kishte një duet me Dua Lipën.

Lexo edhe :  “E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

“E dua shumë Ava Max është vërtet një njeri i mrekullueshëm. Por njeriu me të cilin dua vërtet shumë të bëj një bashkëpunim për albumin tim të ri, sepse përshtaten me stilin e saj, është Dua Lipa. Sepse albumi im është Dance Music kështu që nëse do të zgjidhja një arsite do të zgjidhja Duan”, tha Gashi.

Të fundit

Indi/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Uttarakhand, viktima dhe 50 të zhdukur

Zyrtarët indianë thanë të martën se një breshëri reshjesh shkaktoi përmbytje të menjëhershme në shtetin verior të Uttarakhand, duke...

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta kapiteni legjendar që bëri histori me Murinjon

Futbolli botëror ka marrë sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur portugez, Zhorge Kosta, aktualisht drejtor teknik i klubit...

Shkëndija sonte luan për historinë dhe për… 10 mln euro

Këtë të martë në orën 20:00 Shkëndija e Tetovës, kampione e Maqedonisë së Veriut luan kundër kampiones së Azerbajxhanit, Qarabagut, në sfidën e parë...

Wanda Nara: “Qenke bir k… që shpif për nënën e fëmijëve të tu”

Një kapitull i ri dramatik në sagën pa fund mes Mauro Icardit dhe ish-bashkëshortes së tij Wanda Nara ka shpërthyer në Argjentinë, me akuza...

Rritje çmimesh në Kadastrë, ja sa do paguani për çdo shërbim

Publikohen në fletore zyrtare (4 gusht) tarifat e reja të rritura për shërbimet e Kadastrës, pas përditësimit më të fundit që i është bërë...

Lajme të tjera

Web TV