Ish-kandidatja për presidente të Bjellorusisë: Taktikat e frikësimit të Lukashenkos, të dështuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Svyatlana Tsikhanouskaya, ish-kandidate për presidente të Bjellorusisë, e cila tani ndodhet në mërgim në Lituani, tha se taktikat e frikësimit të udhëheqësit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, vetëm se po e vështirësojnë zgjidhjen e krizës.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit qysh pas zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat Lukashenka është rizgjedhur president.

Opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se zgjedhjet janë manipuluar.

Duke folur për kanalin televiziv Current Time të Radios Evropa e Lirë, Tsikhanouskaya tha se Lukashenka është një udhëheqës “jolegjitim”, i cili nuk ka autoritet të bëjë marrëveshje në emër të Bjellorusisë.

Protestuesit bjellorusë kërkojnë dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të lira.

Lukashenko, 66 vjeç, mban pushtetin qysh në vitin 1994. Regjimi i tij u është përgjigjur protestuesve paqësorë me arrestime masive – vetëm të dielën, më 13 shtator, janë arrestuar afro 800. Disa prej të burgosurve kanë raportuar edhe për torturë.

Të hënën, ai ka takuar në Soçi të Rusisë presidentin rus, Vladimir Putin, i cili i ka premtuar një hua prej 1.5 miliard dollarësh. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Ndodhi brenda Parlamentit, ky është deputeti që i dha fund jetës në Finlandë

Një deputet i ri finlandez i ka dhënë fund jetës në ndërtesën e parlamentit të vendit, vetëm disa javë...

Igli Tare tenton mesfushorin francez, por ka një problem: paga e lartë

Milani ka hedhur hapat e parë për të testuar mundësinë e afrimit të Adrien Rabiot. Mesfushori francez, dikur i preferuar i Massimiliano Allegrit te...

Pogradec dhe Devoll, dy shkëndija elektrike brenda pesë orëve

Rrjeti i amortizuar elektrik në shtyllat e tensionit është bërë shkak për dy vatra zjarri brenda pesë orëve në Pogradec dhe Devoll, me pasojë...

Trump: Do mbroj ajrin e Ukrainës, Putin është lodhur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë për Fox News, deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të jetë “fleksibël” në...

Vladi kërkon shumë, tani është në dorën e Trump

Presidenti Donald Trump shpalli të hënën një sukses, duke postuar se kishte "pasur një takim shumë të mirë me të ftuar të nderuar", pastaj...

Lajme të tjera

Web TV