Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor/Këshilli Politik nën trysninë e afatit dhe të kushteve të opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Blerina Gjoka

Punimet në Këshillin Politik janë zhbllokuar më në fund që prej ndërprerjes së tij në korrik. Palët e nisën me debate çështjen e implementimit e ndryshimeme kushtetuese në Kodin Zgjedhor, të cilat opozita jashtëparlamentare i kundërshton. Paralelisht me tryezën politke Kuvendi ka ngritur grup pune për ndryshimet ligjore.

Deri në fund të shtatorit Kodi i ri Zgjedhor, i miratuar në fund të korrikut, do të ndryshohet për të bërë të mundur implementimin e ndryshimeve kushtetuese. Ky afat është vendosur dje në Komisionin e Ligjeve, i cili ka ngritur një grup pune për të hartuar ndryshimet ligjore përkatëse. Damian Gjiknuri dhe Klotilda Bushka, nga ana e mazhoranës, dhe Korab Lita, nga ana e opozitës parlamentare, u ngarkuan që të punojnë për këto ndryshime.

Ky vendim i ka paraprirë mbledhjes së parë të Këshillit Politik, ku do të bëhet dhe debati real për këto ndryshime. Gjiknuri përfaqëson mazhorancën në tryezën politike me opozitën jashtëparlamentare, me të cilën kërkohet dakordësi për këto ndryshime, sipas zotimeve të marra nga mazhoranca, kur i votoi pa pëlqimin e opozitës ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

Korniza ligjore që do të vijë në tryezë nga grupi i punës së ngritur dje në Kuvend, pritet të hapë diskutime të forta politike për listat e hapura dhe formulën e koalicioneve. Por mbledhja e parë ka qenë një dështim në drejtim të kompromisit, ku të dyja palët i kanë vënë kushtet njëra-tjetrës. Opozita nuk pranon prekjen e marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa PS-ja ka deklaruar se do t’i miratojë e vetme ndryshimet në Kuvend, nëse opozita nuk ulet në diskutime.

Qëndrimi i opozitës

Opozita jashtëparlamentare, e cila përfaqësohet nga dy partitë kryesore të saj, PD dhe LSI, përkatësisht me Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, i ka kundërshtuar në parim ndryshimet kushtetuese, me argumentin se ato prekin mënyrën e funksionimit të koalicioneve parazgjedhore dhe rrëzojnë marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nga të gjitha palët.

Bylykbashi dhe Vasili ishin dje paradite në zyrën e kryeopozitarit Lulzim Basha për të rakorduar qëndrimin që u mbajt në tryezën e darkës, e para pas pushimeve të verës. Opozita këmbëngul që ndryshimet kushtetuese të mos implementohen në Kodin Zgjedhor, që ishte rezultat i marrëveshjes së gjerë politike, por ajo po vihet tashmë para faktit të kryer, kur vetë Kuvendi ka ndërmarrë hapat për t’i bërë ndryshimet.

PD e LSI vendosën që të rikthehen në tryezën e dialogut politik, me një kusht, mosprekjen e koalicioneve parazgjedhore. Ndërkohë, për sa i takon hapjes së listave, opozitarët janë të gatshëm për arritjen e një dakordësie me mazhorancën parlamentare. Opozita kërkon që hapja e listave të bëhet në masën 100 për qind dhe jo 70 për qind, siç i mbron kryeministri Edi Rama, në mënyrë që të ruhet përfaqësimi gjinor. Opozita e bashkuar i qëndron idesë se ndryshimet e bëra në Kushtetutë nuk imponojnë ndryshimin e formulës së shpërndarjes së mandateve brenda koalicioneve.

Lexo edhe :  Reportazhi i televizionit gjerman: Riviera shqiptare, atje ku dua të shkoj

Ajo ka vendosur disa kushte për një marrëveshje të re, duke theksuar se nuk përfshihet në asnjë proces që cenon marrëveshjen e 5 qershorit dhe rihap diskutimet nga e para për çështje që janë dakordësuar mes palëve dhe që tashmë janë ligj. “Rikonfirmojmë se jemi dakord me hapjen 100 % të listave të kandidatëve dhe, për këtë çështje, jemi të gatshëm të vijojmë punën në Këshillin Politik, me përgjegjshmëri maksimale.

Hapja e listave nuk ka asnjë lidhje kushtetutese, ligjore apo praktike, me formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore. Për opozitën e bashkuar rregullat e garës elektorale mes palëve nuk mund të ndryshohen 5 muaj përpara datës së regjistrimit në zgjedhje dhe qëndrueshmëria e ligjit është esenciale për cilësinë e zgjedhjeve, sipas standardeve të Komisionit të Venecies dhe të OSBE-ODIHR”- thuhet në kushtet e dorëzuara sot nga opozita në tryezë.

Mazhoranca, e vendosur

Mazhoranca socialiste i ka bërë të qartë opozitës së bashkuar se ndryshimet kushtetuese janë në fuqi, dhe se tashmë mbetet detyrimi që të reflektohen në Kodin Zgjedhor. Deputeti Damian Gjiknuri u ka thënë kolegëve të Këshillit Politik se janë të ftuar deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedural i votimit për kandidatët në lista të hapura. ‘’Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi.

I doni apo nuk i doni, kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditët e ardhshme, deri të premten, të sillni propozimet tuaja për: 1) Pragun kombëtar zgjedhor; 2) Afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat; 3) Si do të kryhet aspekti procedural i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

Nuk duhet humbur kohë. Duhet t’u japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet.”- thuhet në letrën zyrtare të PS-së. Më tej ai bën me dije se PS-ja është kundër kërkesës së opozitës për të kërkuar mendimin e ODIHR-it në këtë fazë të diskutimeve. Sipas gjitha gjasave, debati do të vijojë me të njëjtat tone dhe do të kërkohet ndërhyrja për herë të dytë e ndërkombëtarëve.

 

Të fundit

Kim Kardashian gjobitet nga policia në Kaliforni, por pse?

Ylli televiziv Kim Kardashian është gjobitur nga policia në Los Angeles, teksa është ndaluar nga një polic në rrugën...

Mitsotakis përjashton nga partia ish-kryeministrin Samaras pas kritikave të tij

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish kryeministrin konservator Antonis Samaras. Ky veprim i tij vjen pas një interviste të...

Ul kolesterolin dhe mbron zemrën/ Ja cili është fruti që duhet të hani më shpesh

Zakoni për të ngrënë fruta kur dëshironi diçka të ëmbël mund t’ju shpëtojë jetën, sipas kardiologëve. Por cilat fruta janë të mira për shëndetin e...

Arbenita Ismajli në një romancë të re?

Modelja e njohur Arbenita Ismajli, ish-bashkëshortja e reperit Fero, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim misterioz në rrjetet sociale. Ajo ka...

Ndeshja/ Tifozë dhe policë “rrethojnë” Air Albanian, Silvinjo dërgon 4 lojtarë në tribunë

Një sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve do të luhet sonte në ”Air Albania”, ku ekipi kuqezi pret Çekinë. Dueli...

Lajme të tjera

Web TV