Përcjell mesazhin para vdekjes nga C*VID-19/ Familjarët publikojnë pamjet (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I  bënte thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos e kuptojnë si lojë infektimin me COVID-19. Familjarët e tij e kanë shpërndarë videon me qëllim që të tjerët të shohin pasojat e koronavirus dhe të ndërgjegjësohen për rrezikshmërinë serioze të viruait. Mesazhi i të ndjerit i cili ndërroi jetë në moshën 62- vjeçare i ka përlotur të gjithë.

Yaşar Ünal, 62-vjeç nga Turqia, ka humbur jetën në spital ku po trajtohej kundër koronavirusit. Ai kishte realizuar një video me telefon para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensive, ku dëgjohet duke thënë “mos e sprovo askënd tjetër me këtë”.

I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve dhe muajin e kaluar ishte pranuar në spital pasi kishte ankesa të mëdha për kollitje dhe temperaturë të lartë.

Unal pas marrjes së testit e kuptoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe pas përkeqësimit të gjendjes ishte dërguar në qendrën e kujdesit intensiv.

Pas 12 ditëve trajtim, atë e intubuan ku për pesë ditë luftoi për mbijetesë. Për fat të keq nuk e fitoi betejën.

“Sot është dita ime e tretë në spital, jam shumë keq. Kam probleme me frymëmarrje dhe me tensionin e lartë të gjakut. Kollitja për asnjë moment nuk po më lëshon. I lutem zotit që askush të mos preket nga ky infeksion. Unë u bëra vonë, por mos u bëni ju. Dua të falënderoj të gjithë”, dëgjohet duke thënë i ndjeri.

Pasi u varros me prezencën e rrethit të ngushtë të familjes, ata mbetën të habitur kur mbushën telefonin e tij me energji elektrike, dhe pasi e ndezën gjetën një video që Unal e kishte filmuar para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensiv. Ru. Do/ Fjala.al

Lexo edhe :  Görlach Global: Tajvani, Trumpi dhe “loja e madhe e pokerit”

 

Të fundit

Përfaqësuesja e lartë e BE: Moska përgjegjëse e vetme për luftën në Ukrainë

Moska vazhdon pushtimin e saj të plotë të Ukrainës dhe le të jemi të qartë që kjo luftë mund...

Liqeni më vdekjeprurës në botë që shtrihet rrëzë “Malit të Zotit”

Liqeni Natron në Tanzani është një nga fenomenet natyrore më të çuditshme dhe misterioze në botë. Me një temperaturë ekstreme dhe ujë të pasur...

Zbulohet data/ AKEP urdhër kompanive të internetit: Bllokoni aksesin në Tik Tok

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit të TikTok. Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofrues të...

Rilindja e Spitalit të Kavajës/Rama:Ofron shërbime shëndetësore për rreth 100 mijë banorë

KAVAJË- Kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizituan nga afër Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë,...

Protestat në Serbi/ Studentët bllokojnë televizionet, plagoset një nga rojet e objekteve

Ata pretendojnë se transmetuesi është në anën e presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë. Presidenti ishte i ftuar në programin qendror të lajmeve të hënën....

Lajme të tjera

Web TV