Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Athinë do të takohet në një darkë pune me kryeministrin Mitsotakis.
Mediat greke shkruajnë se në tryezë do të diskutohen të gjitha çështjet e mbetura pezull, dhe pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e detit.
Ndërsa pritet që nesër Rama të marrë pjesë në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet dhe ekonomia.
Në të njëjtin panel do të ndodhen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, e cila ishte dhe një prej nënshkrueseve të marrëveshjes detare të 2009, sot deputete e partisë qeverisëse, Dora Bakojani dhe ish-ministri i Jashtëm i Greqisë me partinë SYRIZA, Jorgos Katrugalos.