Reshat Arbana mbush sot 80 vjeç/ Përparim Kabo: Është fat ta kesh mik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nderi i Kombit” Reshat Arbana mbush sot 80 vjeç. Në vend të heshtjes, sikurse politika as nuk është kujtuar, miq, aktorë dhe artdashës të shumtë kanë zgjedhur secili në dëshirën e tij të urojnë aktorin e madh, Reshat Arbana.

Një ndër ta është edhe Përparim Kabo, duke i bërë edhe një urim special për ditëlindje.

Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pasi i kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana.

Postimi i Reshat Arbanës

80 vjeç mbush sot, një jetë e bukur, një jetë e vështirë një jetë dinjitoze një jetë me karakter me art me sukses. Reshat Arbana mbush sot 80 vjeç…është fat ta kesh mik është fat të kesh jetuar në kohën e tij është fat të kesh shijuar artin e tij…

Si dhe pse u bë aktor cilët ishin njerëzit dhe faktorët rrethanat dhe shtysat i kam në një studim për jetën e tij që së shpejti del nga shtypi si pjesë në librin tim më të ri Antropologjia e Artit. E veçanta e lojës se tij është gjendja karakteriale përthyerjet në pasione të thepisura, tonet e forta emocionale, vështrimi në sy i çdo lloj situate, përjetimi gjendjes së brendshmi…e sheh mekanik te filmat Binarët, Flutura në Kabinën time apo Dora e Ngrohtë…por e sheh qehajaj i gjakut Mark Ukacjera te Prilli i Thyer…apo Is Buletini te Nëntori i Dytë.

Në skenën e teatrit ai ka një kulm te Familja e Peshkatarit në rolin e Selimit…por në të gjitha veniet ai e përfshin skenën…duke mbritur te shfaqia e fundit Babai…Recitimet e tij shkundin dheun përmbysin heshtjen dhe ngrenë pezull shpirtin dhe vetëdijen…Edhe 100 heroi ynë Reshat Arbana…mik i shtrenjtë shumë shpejt do takohemi…

Të fundit

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Lajme të tjera

Web TV