Senatorët amerikanë me rezolutë për sanksionimin e zyrtarëve bjellorusë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup prej 13 senatorësh amerikanë republikanë dhe demokratë, paraqiti një rezolutë që bën thirrje për sanksione kundër zyrtarëve të Bjellorusisë, të cilët janë përgjegjës për shtypjen brutale të protestave paqësore në këtë vend.

Senatori republikan, Jim Risch, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, tha se dhuna dhe shtypja e vazhdueshme e opozitës në Bjellorusi “janë të papranueshme”.

Rezoluta thotë se zgjedhjet e 9 gushtit, të cilat i kanë dhënë presidentit bjellorus, Alyaksandër Lukashenko, edhe një mandat 6-vjeçar, “nuk kanë qenë as të lira, as të drejta”, dhe rezultatet e shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i konsideron të pavlefshme.

Rezoluta gjithashtu kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe të atyre që janë ndaluar në protestat paqësore, përfshirë edhe ata që janë arrestuar përpara zgjedhjeve.

Sipas rezolutës, sanksionet do të vendoseshin në koordinim me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Risch e përshkroi dokumentin si simbol të fuqishëm të mbështetjes së SHBA-së për qytetarët e Bjellorusisë dhe për të drejtën e tyre për t’u tubuar, për liri të shprehjes, për zgjedhje të lira dhe për sundim të ligjit.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat qysh pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkës, i cili është në pushtet qysh në vitin 1994.

Sipas tyre, zgjedhjet janë manipuluar dhe vendi ka nevojë për një proces të ri zgjedhor, të lirë dhe të drejtë.

Lukashenka i ka mohuar të gjitha akuzat për manipulim të votave dhe i ka fajësuar disa vende të Bashkimit Evropian për përpjekje për të detyruar ndryshimin e regjimit.

Rezoluta e senatorëve amerikanë thotë se mbi 7,000 qytetarë bjellorusë janë arrestuar nga autoritetet qeveritare, kryesisht për shkak të pjesëmarrjes ose vëzhgimit të protestave paqësore.

Lexo edhe :  Gjermania me numër rekord banorësh! Shkak jo lindjet, por emigrimi

Rezoluta po ashtu thotë se autoritetet në Bjellorusi e kanë kufizuar vazhdimisht lirinë e shtypit, duke arrestuar dhjetëra gazetarë.

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV