SHBA/ Trump dhe Biden përplasen për situatën alarmante të zjarreve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump, dhe sfiduesi i tij demokrat në zgjedhjet e nëntorit, Joe Biden, i përqëndruan fushatat e tyre në zjarret vdekjeprurëse në Bregun Perëndimor të SHBA-së, duke shprehur pikëpamje krejt të kundërta për ndryshimet klimatike.

Trump, i cili shkoi në Sakramento të Kalifornisë për t’u informuar nga afër në lidhje me zjarret, e hodhi poshtë idenë se ndryshimet klimatike janë arsyeja kryesore e tyre. Koha “do të fillojë të bëhet më e freskët”, tha Trump.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për media, ku një zyrtar lokal tha se menaxhimi i pyjeve është një çështje e veçantë, por shtoi se ndryshimet e klimës janë problemi themelor, që nuk mund të injorohet.

Sipas Burimeve Natyrore të Kalifornisë, Wade Crowfoot, Trump deklaroi “Do të fillojë të bëhet më freskët. Ju, thjesht, shikoni dhe qetësohuni”.

Trump ka fajësuar vazhdimisht menaxhimin e dobët të pyjeve për zjarret dhe ka minimizuar ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga njerëzit.

Duke folur në Dellauer, Biden nga ana tjetër e quajti Trump “zjarrvënës të klimës” dhe tha se politikat e tij e kanë minuar mbrojtjen e klimës, mjedisin dhe sigurinë e amerikanëve.

“Nëse i jepni zjarrvënësit të klimës edhe katër vjet në Shtëpinë e Bardhë, përse dikush do të habitej nëse kemi më shumë Amerikë në flakë”, pyeti Biden.

“Ne kemi nevojë për një president që e respekton shkencën, që e kupton se dëmi nga ndryshimi i klimës tashmë ekziston”, tha Biden.

“Është e qartë që ne nuk jemi të sigurt në Amerikën e Donald Trumpit. Kjo është një krizë tjetër, për të cilën ai nuk do të marrë përgjegjësi”, shtoi ai.

Zjarret në Kaliforni, në Oregon dhe në shtetin e Uashingtonit kanë vrarë së paku 33 vetë, kanë djegur 2 milionë hektarë tokë dhe kanë detyruar dhjetëra-mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Lexo edhe :  Rreth 520 miliardë euro shpenzime, Gjermania rrit fondet për ushtrinë dhe infrastrukturën

Për miliona njerëz në Bregun Perëndimor janë lëshuar paralajmërime për ajër jo të shëndetshëm.

Derisa pandemia e koronavirusit, ekonomia dhe trazirat sociale kanë qenë deri më tash në qendër të vëmendjes, shkalla e zjarreve në Bregun Perëndimor ka sjellë një fokus të ri edhe mbi ndryshimet klimatike.

Sipas një sondazhi të kompanisë Pew, të kryer në fund të korrikut dhe fillim të gushtit, 42 për qind e votuesve në zgjedhjet e 3 nëntorit kanë thënë se ndryshimi i klimës “është shumë i rëndësishëm”.

Por, sondazhi ka gjetur dallime të mëdha midis mbështetësve të Bidenit dhe atyre të Trumpit në lidhje me këtë çështje. Vetëm 11 për qind e mbështetësve të presidentit kanë thënë se ndryshimi i klimës “është shumë i rëndësishëm”, krahasuar me 68 për qind të mbështetësve të Bidenit që e kanë pohuar të njëjtën gjë. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Lajme të tjera

Web TV