Udhëtonte me 20 mijë paund të padeklaruara, ndalohet emigrant në Rinas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme policia ka sekuestruar 20 mijë paund në aeroportin e Rinasit. Është ndaluar shtetasi me iniciale B.M, i cili po transportonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej GBP 20.000.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen 20 mijë paund të padeklaruara në Doganën e Rinasit. Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar, Autoritetet Doganore, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎për pasagjerët në hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Rinas, në bashkëpunim me strukturat e Policisë, më datë 15.09.2020, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi B.M. i cili po transprtonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej GBP 20.000.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve, të cilët kalojnë në PKK të RSH detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlerë, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, të cilat janë me vlerë më të madhe se 10.000 EURO.
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me risi, feston nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

24 Qershor 2025 | Tiranë, Shqipëri – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar sot një tjetër moment të...

Dokumenti, Donald Trump firmos urdhrin e ri për Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zgjatur gjendjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor Dokumenti zyrtar është publikuar në Regjistrin Federal...

Nico Williams “trazon” merkaton, spanjolli refuzon Bayern Munich për Barcelonën

Nico Williams është i vendosur për kalimin e tij te Barcelona. “Mundo Deportivo” zbulon se sulmuesi i ka komunikuar klubit vendimin për të ardhmen. Athletic...

E befasishme: Igli Tare zgjedh sulmuesin serb për merkaton e verës?

Pas disa ditësh reflektim, Theo Hernandez ka pranuar ofertën e majme të Al Hilal-it të Simone Inzaghit. Milani do të përfitojë rreth 25 milionë...

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të vdesin nga uria. Drejtuesi i...

Lajme të tjera

Web TV