Vrau kunatën me armë zjarri, zbulohen fotot e Agron Tanushit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krimi në familje ka goditur sërish.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Bathore ku kunati ka goditur me armë zjarri bashkëshorten e vëllait të tij.

Agron Tanushi (në foto) ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të bashkëshortes së vëllait të tij, Jetmira Hasani.

Mësohet se pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të konfliktit mbi pronësinë, pasi viktima dhe autori jetonin në të njëjtën shtëpi.

31-vjeçari jetonte me familjen e tij bashkëshorten dhe djalin e vogël në të njëjtat ambiente me Jetmira Hasanin e cila mbeti pa jetë si pasojë e plagëve të marra.

Vëllai i Agron Tanushit ndodhej në emigrim në Greqi, prej shumë vitesh, kurse bashkëshorten e tij, Jetmira Hasanin e kishte lënë tek familja e tij.

Mësohet se konflikti kishte vite që zhvillohej deri në ditën e sotme, ku pati një fund tragjik.

Familjarët e Jetmira Hasanit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas mësimit të lajmit të hidhur dhe kanë pasur një konflikt verbal me familjen Tanushi.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur një përplasje edhe më të rëndë mes dy familjeve.

Arma e zjarrit nuk është gjetur, pasi pas ngjarjes 31 vjeçari Agron Tanushi është larguar me të.

Ngjarja tronditëse ndodhi rreth orës 17:40, në një lagje të Bathorës.

Policia është vënë në kërkim të autorit.  /Ra.My.Fjala,al/

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV