Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të mërkure, ka nxjerrë pamje nga loti 1 i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë.
Rama njofton në rrjetet sociale se në këtë segment ka përfunduar ndërtimi i trupit të rrugës në gjithë gjatësinë.
Kreu i qeverisë bën me dije se është bërë montimi i trarëve të urës dhe po punohet për mbistrukturën e saj.
“Vijon puna në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë loti 1.
Në këtë segment ka përfunduar ndërtimi i trupit të rrugës në gjithë gjatësinë dhe po punohet për ndërtimin e nënshtresave rugore, shtresave asfaltike dhe elementëve të sigurisë rrugore.
Është bërë montimi i trarëve të urës dhe po punohet për mbistrukturën e saj”, thekson kryeministri./e.t