Zjarr në kënetën e Dervenit, shkrumbohen 5 ha kallamishte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr ka rënë në Kënetën e Dervenit në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve mësohet se një sipërfaqe e gjerë me kallamishte është përfshirë nga flakët në Kënetën e Dervenit, e cila ishte tharë përgjatë verës.

Zjarri ka djegur deri tani një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë kallamishte si dhe ka djegur një sipërfaqe me pemë frutore.

Jo larg zjarrit ndodhen edhe disa banesa, të cilat rrezikohen nga përhapja e flakëve.

Zjarrfikësja e Niklës ka mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të lokalizojë flakët, ndërsa në ndihmë të saj është nisur dhe zjarrfikësja e Krujës, për shkak se flakët po përhapen me shpejtësi.

Zjarri ka dëmtuar dhe faunën, që strehohet në këtë kënetë, si shpendë, lepuj, etj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Policia fik sinjalin e News24!

Nga Lutfi Dervishi Në vend të lajmeve, ekrani i News24 sot shfaq vetëm shiritat vertikalë me ngjyra prove, të bardhë,...

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo ishte pyetja kryesore e pyetësorit,...

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej". Rama thotë se janë kryer...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

Hap i madh në karrierë, Raul Sabliqi transferohet te Cecina në Serie B italiane

Raul Sabliqi ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar te skuadra e Cecina Volej në Serie B italiane. Volejbollisti që fitoi gjithçka...

Lajme të tjera

Web TV