Mbyllja shkaktoi dëme të mëdha/Kosova dhe Maqedonia e Veriut, gati të hapin kufijtë pa kushte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet sa më parë t’i heqin testet për koronavirus, të njohura si PCR, dhe të mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, thanë të mërkurën në Shkup zëvendëskryeministrat e dy vendeve, Artan Grubi dhe Besnik Tahiri.

“Kufijtë tanë duhet të liberalizohen dhe këtu mund të merret si shembull kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, që është i hapur dhe ka lëvizje të jashtëzakonshme mes dy vendeve, në veçanti gjatë sezonit turistik, dhe transmetimi i sëmundjes COVID-19 mes dy vendeve ka qenë minimal. Ky shembull duhet të na shërbejë edhe neve për t’i liberalizuar kufijtë jo vetëm me fqinjin tonë – Kosovën, por edhe me fqinjët tanë përreth”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pas takimit me homologun e tij kosovar, Besnik Tahiri.

“Për neve është e palogjikshme që të kemi një sistem të testimit dypalësh, përderisa lëvizja me Shqipërinë është e hapur, lëvizja mes dy vendeve ka qenë shumë e madhe. Duhet parë të gjitha mundësitë e lehtësimit edhe me Maqedoninë e Veriut – normalisht duke ruajtur shëndetin publik, duke ruajtur njëri-tjetrin – dhe të lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve”, tha Tahiri.

Gjatë kësaj jave u paralajmërua mbajtja e një video-konference mes ministrave të Shëndetësisë të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për miratimin e një protokolli për lehtësimin e lëvizjes mes vendeve të tyre.

Të hënën, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore u bënë thirrje qeverive të të dyja vendeve që t’i heqin pengesat në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, respektivisht testet PCR.

Sipas tyre, mbyllja e kufijve u ka shkaktuar dëme të mëdha bizneseve të dy vendeve.

“Duke marrë parasysh lidhjen dhe afërsinë tokësore të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, PCR testi negativ i obligueshëm, i vendosur për hyrje në të dyja shtetet, paraqet një pengesë shtesë, si për personat fizikë, ashtu edhe për bizneset, sepse, së pari, goditet ekonomia, e cila pëson humbje të mëdha nga ky vendim”, u tha në komunikatën e dy odave ekonomike.

Lexo edhe :  Gara ndërkombëtare, “Enkelana” starton me maratonën e bebeve në Pogradec

Në takimin e dy zëvendëskryeministrave në Shkup u bisedua edhe për autostradën Shkup-Prishtinë, respektivisht ngecjen e punimeve në pjesën e Maqedonisë së Veriut.

“Segmenti Shkup-Bllacë për neve është shumë i rëndësishëm. Ne e kemi kryer rrugën tonë, në pjesën tonë. Mendoj se ky segment do t’i lidhë edhe më fuqishëm dy vendet tona, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke e forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe lëvizjen e njerëzve”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri./REL

Të fundit

Franc List, frymëzuesi i romantizmit muzikor

Nga Leonard Veizi Në panteonin e figurave kolosale të artit, ku muzika gërshetohet me pasionin dhe shpirti njerëzor sfidon kufijtë...

Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97/ Ishte tentativë vrasje

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij...

Prezantohen katër nënkryetarët e rinj të bashkisë Tiranë, ja sektorët që do të mbulojnë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Prezantimet e reja kanë ardhur...

Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

Shqipëria po bëhet gati të paraqesë Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ministrja...

Reshje dhe ulje temperaturash/ Ja çfarë do të ndodhë me motin përgjatë muajit Gusht

Meteorologia Anira Gjoni thotë se temperaturat gjatë fillimit të gushtit do vijojnë në këto vlera që na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Gjoni tha...

Lajme të tjera

Web TV