Ngërçi në Superiore/ Liga e Futbollit i përgjigjet Fidel Yllit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kategoria superiore vijon të jetë pezull për shkak të ngërçit të krijuar nga klubet. Një ditë më parë foli rreth kësaj çështjeje deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli, i cili është njëkohësisht edhe i ngarkuari për zgjedhjen e kësaj problematike.

Ditën e sotme, Liga Profesioniste e Futbollit ka reaguar duke u shprehur se priste një qëndrim mbështetës për kërkesat e tyre. Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruhet se konferenca e djeshme nuk i dha përgjigje disa prej pyetjeve të tyre të cilat ritheksohen edhe një herë përmes postimit.

Postimi i plotë:

I dashur zoti Fidel!

E ndoqa me vëmendje konferencën e shtypit që ju dhe Ministria e Financave, zonja Denaj dhatë dje për mediat.

T’ju them të drejtën prisja një qëndrim më mbështetës për kërkesat e Ligës, të cilat në fakt janë premtime të drejtpërdrejta e të bëra fjalë për fjalë, nga Kryeministri përpara 18 muajsh.

Sigurisht që është e drejta juaj të bëni politikë me gjithçka, por komuniteti i futbollit nuk ndihet i nderuar nga kjo prirje. Konferenca e djeshme e shtypit nuk i dha përgjigje disa pyetjeve:

1) Pse nuk i përmbushni, derisa i konsideroni të drejta kërkesat e Ligës?

2) A janë prej kohësh të njohura për qeverinë kërkesat e ligës?

3) Përse ministria e financave do të bisedojë me ne, kur ajo dhe qeveria, siç deklaroi edhe dje, janë kundër kërkesave të ligës?

4) Pse qeveria bën një të ashtuquajtur ligj për sponsorizimet që nuk e ka asnje vend europian e ballkanik? Pse nuk miraton një ligj si Maqedonia, Kosova, Hungaria, Gjermania etj etj, “Ligjin për sponsorizimin”, që propozon Liga?

Unë si Sekretar i Ligës mbetem ne dispozicionin tuaj për çdo informacion që ju kërkoni. E përsëris edhe një herë ftesën në adresën tuaj, të vini për një takim në selinë e ligës.

Lexo edhe :  Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Gjithashtu, ju lutem t’i përcillni Kryeministrit si i vetmi person që mund të krijojë një vullnet politik të shumicës për zgjidhjen e katër kërkesave, gatishmë e përfaqësuesve të tryezës së presidentëve për tu takuar e biseduar me të.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste

Dritan Kadia.

Tiranë, më 16 shtator 2020

Deputeti i PS, Fidel Ylli dhe Anila Denaj, Ministrja e Financave, nuk pranuan kërkesat e bëra publike nga Liga përmes një konference për mediat një ditë më parë.

“Jemi të hapur për të diskutuar, por Liga e Profesionistëve  duhet të jetë nxitëse e investimeve më shumë sesa për kërkesa, që nuk mund të realizohen pa një proces reformimi”, tha një ditë më parë Ministrja Denaj.

Ajo shtoi gjithashtu se Futbolli nuk mund të jetë element pengu dhe shantazhi për qeverinë. Ajo kërkoi negocim për dy pika por nuk pranoi për dy të tjera.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV