Pjesë e grupit të trafikantëve në Itali, arrestohen 11 shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një organizatë kriminale e trafikut të drogës është goditur nga autoritetet policore në Itali.

Pjesë e 13 personave që janë arrestuar, rezultojnë edhe 11 shqiptarë, dy prej tyre vëllezër, kokat e grupit.

Sipas mediave italiane, organizata e tyre ishte i strukturuar mirë me degëzime në territorin verior e qendror të Italisë.

Vëllezërit shqiptarë, me banim në Firence, menaxhonin trafikimin e sasive të mëdha të drogës tip kokainë, nga Belgjika e Holanda drejt Italisë.

Ndërsa trafikimi i lëndës narkotike i ishte lënë në dorë një çifti italian përmes automjeteve të modifikuara.

Pas mbërritjes në Itali kokaina magazinohej në provincën e Bergamos dhe Breshias, për t’u shpërndarë më pas dhe për të furnizuar tregjet ilegale të shitjes në Ferrara, Venezia, Monza, Brianza, Bolzano, Alessandria, Pistoia, Bologna e Varese.

Hetimet e operacionit kanë nisur në gusht të vitit 2019, kohë në të cilën u sekustruan 15 kilogramë kokainë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë...

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

Lajme të tjera

Web TV