Ponari realizon ëndrrën shqiptare të basketbollit, firmoset marrëveshja historike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrra e të gjithë komunitetit mbarëshqiptar të basketbollit në dy trevat shqipfolëse u bë realitet, me firmosjen e marrëveshjes historike të Ligës Unike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Atë që nuk bëri dot politika ndër vite, arriti ta bëjë bashketbolli: bashkoi nën një çati dy shtetet shqipfolëse dhe bëri krenarë miliona shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve.
Marrëveshja u firmos nga Presidenti i Federatës së Basketbollit të Shqipërisë, Avni Ponari dhe asaj të Kosovës, Arben Fetahu.

Pjesëmarrës në këtë moment të veçantë ishin qveritarë dhe personalitete të sportit nga të dyja vendet.

Turgay Demirel, Presidenti i FIBA Europe, udhëtoi enkas për këtë event dhe ishte i pranishëm në Tiranë në ceremoninë e firmosjes së Ligës Unike.

Kjo iniciativë është artikuluar për herë të parë nga Avni Ponari, që në momentin që u zgjodh President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Pas shumë vitesh lobimi intensiv të Ponarit, dhe pasi u pranua edhe Federata e Kosovës në FIBA, ëndrra e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës u bë realitet.

Në fjalën e ceremonisë, Ponari tha se Demirel e ka mbështetur që në momentin e parë që i ka shprehur dëshirën për këtë iniciativë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush po e bën fushatën më të mirë elektorale?/ Ja çfarë mendojnë shqiptarët

ABC News dhe Angi Ricerche, kane publikuar të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit. Kush po e...

Takimi përmbyllës në Dibër, Berisha: Rama solli në krye të vendit një grusht hajdutësh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë takimin përmbyllës elektoral të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" në Dibër. "Po vij nga Mati,...

Apeli për ndeshjen me Rumaninë shkon dëm, Gjykata e Arbitrazhit refuzon ankesën e Kosovës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka refuzuar apelin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ndaj Federatës Rumune të Futbollit (RFF) dhe UEFA-s në...

Gripi, në Itali mbi 16 milionë raste: Kurrë më parë kaq shumë

Gjatë gjithë sezonit 2024-2025, gripi i ka goditur italianët si kurrë më parë. Rastet e vlerësuara të sëmundjes së ngjashme me gripin, në raport...

“LaCivita si ai korçari te Gjeneral Gramafoni”, Rama nga Korça: Saliu ka rrjedhur

Kryesocialisti Edi Rama ironizoi nga Korça edhe konsulentin zgjedhor të PD-ADSHM dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, duke thënë se...

Lajme të tjera

Web TV