Vakancat në Kushtetuese/ KED lejon kandidimin e Altin Binajt, ja kush përjashtohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi lejimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Altin Binaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Ky vendim erdhi pasi KED shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, Ndërsa vendosi ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Artan Spahiut dhe Dedë Kasneci, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019. Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Ndërsa kandidati tjetër Gentian Mete është tërhequr nga ky kandidimi dhe për këtë KED vendoni përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit të tij.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

Lajme të tjera

Web TV