Adrola Dushi i bën të birit dhuratën e veçantë: Ylli më i bukur në qiell mban…

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, është një nga personat më të dashur në showbiz-in shqiptar. Ajo është nënë e një djali të quajtur Troi, i cili i ngjan shumë.

Adrola publikon shpesh foto pranë tij në rrjete sociale dhe nuk i kursen dedikimet plot dashuri.

Së fundmi, modelja i ka bërë të birit dhuratën më të veçantë: një yll!

Ajo ka ndarë me ndjekësit foton e një certifikate që provon se nisur nga sot, një yll në qiell mban emrin e Troit.

“Ylli me i bukur ne qiell, mban emrit e yllit me te bukur ne toke – Troi ime”, ka shkruar Adrola. Ka.Li/fjala.al

Image