Një vajzë vetëm 7 vjeçare, e dhunuar dhe përdhunuar nga prindërit dhe xhaxhai i ka bërë një lutje shokuese mjekëve, duke iu kërkuar që ta linin të vdiste pasi nuk donte të kthehej më në shtëpi.
E mitura e quajtur Yaz ka qenë në gjendje tepë të rëndë në Spitalin de Las Margaritas, në Puebla të Meksikës, që kur ajo u rrah egërsisht në datën 21 gusht.
“Unë dua të vdes, mos më shëroni më. Unë nuk dua të kthehem te prindërit e mi që ata të mos më godasin më”, i tha 7 vjeçarja mjekëve, të cilët kanë mbetur të shokuar.
Yaz u dërgua në spital nga një fqinje, ndërsa u diagnostikua me gjakderdhje të brendshme, shenja përdhunimi, djegie cigaresh dhe mushkëri të shembur.
Policia po heton prindërit e saj, Alejandra N. dhe Rafael N, pasi u zbulua që edhe e motra 3 vjeçe vdiq në rrethana të dyshimta në qershor të këtij viti.
Programi komunal i Zhvillimit të Integritetit Familjar do të marrë në dorë çështjen dhe kudjestarinë e fëmijës, ndërkohë që xhaxhai i të miturës së abuzuar është shpallur në kërkim. Ru. Do/ Fjala.al