Eksperti apel prindërve: Mos u alarmoni, ja si dallohet Co*vid nga ftohja tek fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me fillimin e shkollave prindërit janë të shqetësuar për fëmijët e tyre sepse rreziku i infektimit me Covid-19 është gjithmonë i pranishëm.

Megjithatë mund të ndodhë që fëmijët  të jenë ftohur dhe prindërit të alarmohen për Covid-19. Por fëmijët që vuajnë vetëm nga bllokimi dhe ‘hundët e lëngshme’ absolutisht nuk kanë koronavirus. Është ky përfundimi i ekspertit të lartë, Tim Spector, i cili ka dalë në përfundimin se prindërit dhe mësuesit në këtë rast nuk kanë nevojë as të shqetësohen dhe as të marrin masa për të bërë tamponin.

Një fëmije më ftohjen e motit mund t’i ndodhë që brenda tre muajve të preket mbi 2-3 herë nga virozat dhe nisur nga fakti që kjo mund të ngatërrohen me simptomat e koronavirusit, studiuesit janë duke punuar për të ndihmuar sadopak në këtë drejtim. Profesori Spector, nga “King’s College London”, për të siguruar prindërit se simptomat kur hunda është e lëngshme, së bashku me mbingarkesën dhe teshtitjen, tha se kjo është një ‘shenjë e sigurt’ se ata kanë një të ftohtë dhe jo Covid-19.

Matt Hancock ka pohuar se prindërit që kërkojnë të bëjnë  teste për fëmijët, në vend që të mbrojnë fëmijët nga ftohjet, po kontribuojnë në rritjen e kërkesës për shërbimin e testimit të Covid në Britani, i cili ka krijuar kaos gjatë javës së kaluar. Edhe në vende të tjera të Europës, me rifillimin e shkollës, situata paraqitet gati e njëjtë.

Tani frika është e lartë se shkollat ​​dhe zyrat edhe mund të mbyllen. Njerëzit me simptoma të lehta nuk mund të provojnë nëse  janë negativë. Zyrtarët thonë se një e katërta e britanikëve që testohen nuk janë ‘të ligjshëm’. Sot u pohua se fiasko e testimit ka goditur pothuajse çdo shkollë në Mbretërinë e Bashkuar. Deri në 25,000 mësues në Angli aktualisht janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetë-izolohen. Profesor Spector, i cili drejton aplikacionin Studimi i Simptomës së Koronavirusit, tha se simptomat më të zakonshme të Covid-19 për fëmijët e moshës shkollore janë lodhja (55 përqind), dhimbjet e kokës (55 përqind) dhe ethet (49 përqind) .

Lexo edhe :  Bujqësia, Rama kërkon model të ri zhvillimi, ofrohen dy pika të forta

Për krahasim, simptomat më të zakonshme tek të rriturit janë lodhja  (87 përqind), dhimbja e kokës (72 përqind) dhe humbja e nuhatjes (60 përqind).

As fëmijët, as të rriturit, kur preken nga COVID nuk i kanë hundët të lëngshme. Në këtë rast ata ose janë të ftohur, ose janë prekur nga ndonjë virozë ose grip sezonal. Situata mund të komplikohen edhe më shumë, kur moti të ftohen dhe numri i rasteve me viroza të shtohen, çka simptoma të tilla do të ngatërrohen me COVID dhe kjo mund të krijojë kaos në shkolla. Në vendet e zhvilluara po punojnë ekipe të specializuara, që rekomandojnë mësuesit dhe prindërit, që të mos shqetësohen kur nuk ka vend për shqetësim, teksa po identifikojnë se cilat simptoma nënkuptojnë, se dikush nuk ka koronavirus.

Nga studimi që përfshiu të dhëna nga 4 milion njerëz u zbulua se  hunda e lëngshme ishte një shenjë ‘e sigurt’, që dikush nuk kishte Covid-19.

Tim Spector tha se ka një ndryshim në simptoma edhe midis grupeve të moshave – dhe se temperatura e lartë standarde, kolla e vazhdueshme dhe humbja e shijes janë shenja, të cilat mund të kërkojnë testin e e tamponit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

E zbuloi Xabi Alonso, Real Madridit i vjen oferta 40 mln euro për talentin

Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi kryesor i Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll i panjohur deri para se...

Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, raporti: Rrezik kancerogjen për banorët

Të martën paradite, pasi kodra e mbetjeve në Elbasan ishte gdhirë e përpirë nga flakët, në qytet mbërriti një grup ekspertësh për të matur...

Fototeka “Marubi” zyrtarisht në UNESCO!

Fototeka Kombëtare “Marubi” ka marrë një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore. Arkivi i negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro...

Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me "Los Blancos" menjëherë sapo të mbarojë...

Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Sot, më 4 korrik 2025, Kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Ai ka mbajtur poste kyçe në jetën publike të vendit për më...

Lajme të tjera

Web TV