Facebook nuk po bën sa duhet për të ndaluar gjuhën e urrejtjes / Yjet e famshëm bojkotojnë rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetra personazhe të njohur kanë vendosur të bojkotojnë gjatë gjithë ditës së sotme rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram.

Pavarësisht se ky vendim tingëllon i çuditshëm, pas tij ka një arsye të fortë. Të famshmit kanë bërë të gjithë të njejtën gjë në të njëjtën kohë për të rritur ndërgjegjësimin kundër urrjtjes dhe në platformat sociale.

Kim Kardashian, Leonardo DiCaprio, Michael B Jordan etj janë ndër emrat e njohur që kanë qenë pro këtij bojkoti.

Leonardo DiCaprio u shpreh se ai iu bashkua kësaj fushate për t’ju bërë thirrje të gjithë përdoruesve të Instagramit dhe Facebook që të protestojnë amplifikimin e urrejtjes, racizmit dhe shkatërrimit të demokracisë.

Lëvizja e quajtur #StopHateForProfit (ndalni urrejtjen për përfitime) kërkon që të gjithë njerëzit të ndalin së përdoruri rrjetet sociale për 24 orë, sepse sipas saj Facebook nuk po bën sa duhet për të ndaluar gjuhën e urrejtjes në këtë platformë.

Në muajin korrik e njëjta lëvizje bindi qindra organizata për të ndaluar reklamimin në Facebook, Instagram dhe Whatsapp.

Facebook është shprehur se do të reformojë monitorimin e gjuhës së urrjetjes, duke emëruar një ekzekutiv të ri të lartë për të mbikqyryr çështjet e të drejtave civile. Ru. Do/ Fjala,al

 

 

 

Të fundit

Tifozët izraelitë shkaktuan një skandal ndërkombëtar me sloganin e tyre të turpshëm

Tifozët izraelitë, ose më saktë mbështetësit e Maccabi Haifa, shkaktuan një skandal mbrëmë (e enjte) në ndeshjen e tyre...

Skandal në Shkodër/ Gurorja ndot lumin, banorët pa ujë të pijshëm

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. As investimi i ujësjellësit një vit më parë nuk ka zgjidhur problematikën e ujit...

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën në pistë, duke rezultuar në...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Lajme të tjera

Web TV