Kush e disponon proklamatën e pavarësisë? Prokuroria e Tiranës nis hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas publikimit të ‘Gazeta Fjala’ e cila zbuloi e para kallëzimin penal të juristit dhe avokatit Kujtim Cakrani lidhur me proklamatën origjinale të Pavarësisë bëhet me dije se kallëzimi i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës.

SPAK pak ditë më parë ka marrë në dorë një denoncim aq të rrallë por edhe të rëndësishëm. Në pesë faqe kallëzim është kërkuar që të gjejë proklamatën origjinale të pavarësisë të firmosur më 28 nëntor 1912 si aktin themeltar të shtetit shqiptar.

Kjo është bërë publike ekskluzivisht në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në FJALA TV. Është fakt historik që proklamata origjinale nuk ekziston dhe për këtë është debatuar dhe diskutuar shumë, por tashmë kjo çështje ka kaluar në dorën e institucionit më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare.

Denoncuesi i saj është juristi dhe avokati i njohur Kujtim Cakrani i cili është njëkohësisht dhe pasardhësi i një prej firmëtarëve të pavarësisë Hajredin BEJ Cakrani. Denoncimi është dorëzuar më datën 1 shtator dhe sot avokati Cakrani ka zbuluar se përsa i përket kallëzimit penal me objekt: “Kryerjen e veprimeve hetimore për zhdukjen e Deklaratën Origjinale të Pavarësisë Shqipërisë, sot u njoftova nga Drejtuesi Prokurorisë Posaçme Antikorrupsion Z. Arben Kraja se këtë çështje ja ka kaluar për kompetencë Prokurorisë Tiranës!

Nuk më duket një vendim i drejtë pasi institucionet e kallëzuara apo personat përgjegjës natyrisht që janë subjekt i SPAK.

Megjithatë unë do vazhdoj në rrugën time për zbardhjen e kësaj çështje me qëllimin e vetëm gjetjen e dokumentit themeltar të shtetit”, shkruan juristi Cakrani./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV