A janë më të mbrojtur nga koronavirusi njerëzit me syze optike?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina ka publikuar një studim i cili tregon se përqindja e pacientëve me Covid-19 që kishin syze ishte më e ulëta e popullatës së përgjithshme.

Sipas studimit njerëzit që kanë syze mund të jenë më pak të rrezikuar nga Covid-19 sesa ata që nuk kanë.

Studiuesit analizuan 276 pacientë në një spital në provincën Hubei të Kinës dhe zbuluan se vetëm 6% prej tyre thanë se mbanin syze për më shumë se 8 orë në ditë, të gjithë kishin miopi, ose largpamësi. Kjo është shumë më e ulët se norma e vlerësuar e miopisë në Hubei nga hulumtimet e mëparshme, e cila është 31.5%.

Dr. Lisa Maragakis, një profesoreshë e asociuar e mjekësisë dhe epidemiologjisë në Universitetin Johns Hopkins School of Medicine, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, shkroi në një editorial që shoqëronte studimin:

“Studimi i ri, botuar të mërkurën (16 Shtator) në revistën JAMA Ophthalmology, është provokues dhe ngre mundësinë që përdorimi i mbrojtjes së syve nga publiku i gjerë mund të ofrojë një shkallë të mbrojtjes nga COVID-19.”

Sidoqoftë, Maragakis paralajmëron se është shumë herët për të rekomanduar që të gjithë të mbajnë syze ose mburoja të fytyrës në publik, përveç maskave për fytyrën, për t’u mbrojtur nga COVID-19.

“Studimi i ri ka një numër kufizimesh. Ai është relativisht i vogël dhe përfshin pacientë në një spital të vetëm dhe më e rëndësishmja, studimi nuk mund të provojë një marrëdhënie “shkak-efekt” midis mbajtjes së syzeve dhe mbrojtjes nga COVID-19”, tha Maragakis.

Maragakis bëri thirrje për më shumë studime për të konfirmuar gjetjet dhe për të përcaktuar “nëse ka ndonjë përfitim në rritje nga mbajtja e syzeve ose formave të tjera të mbrojtjes së syve në mjediset publike, për të zvogëluar rrezikun e marrjes së COVID-19.

Lexo edhe :  “Ose burrin, ose pasurinë”/ Leka Zogu i vë kushte të rrepta Elia Zaharias pas divorcit

Mbrojtja e syve

Megjithëse rekomandohet që punonjësit e kujdesit shëndetësor të mbajnë mburoja të fytyrës, së bashku me maska për fytyrën, për të ulur rrezikun e infektimit me COVID-19, udhëzimet e shëndetit publik zakonisht nuk promovojnë përdorimin e mbrojtjes së syve në publik.

Në vend të kësaj, ato theksojnë rëndësinë e maskave, distancimit fizik dhe larjes së duarve. (CDC nuk rekomandon mburoja të fytyrës si një zëvendësim për maskat e fytyrës).

Studiuesit nuk ekzaminuan pse syzet mund të zvogëlojnë rrezikun e COVID-19, por ata supozojnë se mbajtja e syzeve i dekurajon njerëzit të mos prekin sytë e tyre, gjë që do të zvogëlonte shanset që njerëzit të transferonin virusin nga duart e tyre në sy.

Dihet që qelizat e syve kanë receptorë që lejojnë SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, të hyjë në trup dhe virusi është zbuluar në sytë e pacientëve me COVID-19.

Të fundit

Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Këngëtari i njohur Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba dhe në një intervistë që ka dhënë së...

Nesër protesta para bashkisë Tiranë, policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër 14 maj do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe “Aleancës për Teatrin” para bashkisë Tiranë lidhur me çështjen “5D”. Për rrjedhojë policia...

Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për disa orë treni në Japoni, shkak një gjarpër

Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër Një tren në një linjë të ngarkuar në...

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një...

Elton Deda kritikë të ashpër Eurovision: Nuk gjeneron asgjë profesionale

Elton Deda njihet si një njeri që nuk ngurron t’i shprehë kritikat artistike. I ashpër ka qenë në kritikën e tij edhe ndaj Eurovision, duke...

Lajme të tjera

Web TV