Gent Cakaj takon Ali Ahmetin: Faktori shqiptar ka rëndësi të patjetërsueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup ka takuar Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

“Ai ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ka dhënë një kontribut shumë të vyer në procesin e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, ngritjen e përfaqësimit të tyre në politika qendrore, mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”- u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook.

Ndër të tjera në takimin me Ahmetin, theksuan edhe rëndësinë e patjetërsueshme të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe domosdoshmërinë e mbylljes së bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë.

Më tej, Kryediplomati Cakaj, shprehu bindjen se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj aktiv në forcimin e faktorit shqiptar dhe punën e saj konstruktive për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillim të fqinjësisë së mirë. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar...

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji...

A është Edi Rama peshkatari që po gjuan në kënetën e opozitës?!

Nga Denis Dyrnjaja Ne vigjilje të prezantimit të qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama në mandatin e katërt të PS në pushtet, në...

Rama ndan pamjet/ Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të...

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që...

Lajme të tjera

Web TV