Laçi gati për Hapoel Beer Sheva/ Cungu i beson formacionit të “mrekullisë azere”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E teksa Teuta i ka dhënë lamtumirën Evropës, një tjetër skuadër shqiptare do të zbresë pas pak, duke nisur nga ora 19:00, në fushën e blertë të Stadiumit “Elbasan Arena”, pasi Laçit do të përballet me Hapoel Biir Shevën në takimin e vlefshëm për turin e dytë eliminator të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit në futboll.
Izraelitët e kanë mundur më parë Laçin, por, edhe pse përballë ka një skuadër disi më favorite në letër, lojtarët e trajnerit Armando Cungut, kanë mundësi reale për të bërë mrekullinë dhe për të kaluar në turin e 3-të. Trajneri shkodran i kurbinasve, nuk ka preferuar të bëjë ndryshime nga sfida ndaj azerëve të Keshlës.
Kështu, vendin e Ramosit të ndëshkuar me karton të kuq, e ka zënë Shehu, i cili ishte i dëmtuar, ndërkohë që pjesa tjetër mbetet e njëjtë. Padyshim që të gjithë sytë janë të sulmuesi amerikan, Nuabueze, i cili ka treguar se kur është në ditë të mirë di të bëjë diferencën.

FORMACIONET ZYRTARE:
Laçi: Sherri, Marku, Selmani, Ignjatoviç, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Nuabueze, Xhixha. Trajner: A. Cungu.


Hapoel Beer Sheva: Levita, Dadia, Taha, Migel Vitor, Goldberg, Josefi, Kabha, Jozue, Sallaliç, Shuiro, Akolace. Trajner: Zh. Abukasis.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Lajme të tjera

Web TV