“Los Blancos”/ Policia e Dubait reagon për arrestimin e Eldi Dizdarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas arrestimit të Eldi Dizdarit, i cili ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Dubait. Ky i fundit ishte i përfshirë specifikisht në trafikun mes Amerikës së Jugut dhe Evropës dhe u vu në pranga në kuadër të operacionit “Los Blancos”.

Matoshi  konsiderohet nga policia e Dubait si një udhëheqës i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafikimin e drogës dhe operacionet e kontrabandës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.

Koloneli Saeed Al Qamzi, drejtori i Departamentit të Personave të Kërkuar në Policinë e Dubait, tha se prej kohësh shqiptari ishte në vëzhgim.

“Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra ton drogë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te përdoruesit e drogës,” shpjegoi koloneli i policisë së Dubait Al Qamzi.

Shqiptari pritet që t’i dorëzohet autoriteteve italiane.

Veprimtaritë e paligjshme të bandës ishin hetuar që nga viti 2015 nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor Italian (SCIP) dhe Njësia e Skuadrës Fluturuese në Stacionin Kryesor të Policisë në Firence.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Situata nga zjarret vijon në ‘alert’, 23 vatra aktive! Zonat që ende po digjen nga flakët

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar...

Murrizi i përgjigjet Arben Malajt/O Ben piramida, kukuvajkë që e shet veten për një rrogë

Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj Arben Malajt, pasi ky i fundit replikoi me të për çështjen e Bankersit. Replikat e Murrizit Paska çar satokartin Ben...

Zjarret në Delvinë/ Kali i djegur merret nën kujdes veterinar pas traumës nga flakët

Pamjet e një kali të djegur nga zjarret masive në Delvinë, të regjistruara më 13 gusht, kanë shpërndarë shqetësim të madh në rrjetet sociale...

“Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit?”/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

“Zoti Edi Rama duhet ta kishte bërë ditë më parë, mos i lije të digjeshin, se tani nuk vlen, pse nuk kishim zjarr edhe...

Ilir Meta ngre dyshime nga burgu, se flakët në “Syrin e Kaltër” janë të qëllimshme

Ilir Meta, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu zonën e “Syrit të Kaltër”, duke e cilësuar ngjarjen si...

Lajme të tjera

Web TV