Nikoleta, pionierja që spiunoi diversantin dhe u lavdërua nga Mehmet Shehu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi, ka publikuar për herë të parë një foto të pionieres Nikoleta. Historiani shkruan se kur pionierja Nikoleta po bënte pushimet në fshatin Arrëz të Kolonjës, në verën e vitit 1980, pikasi një njeri të dyshimtë dhe menjëherë e kallëzoi. Shkelësi u kap dhe u dënua. Për këtë veprim, Nikoleta u prit më 25.10.1980 së bashku me disa ushtarë të kufirit nga kryeministri Mehmet Shehu.

Komenti i plotë i Kastriot Dervishit

Vigjilentja

Propaganda kundër “armikut” zhvillohej qysh kur njeriu lindte.

Pionerja Nikoleta po bënte pushimet në fshatin Arrëz të Kolonjës, në verën e vitit 1980.

E edukuar me mësimet e partisë për të qenë vigjilente, ajo pikasi një njeri të dyshimtë dhe menjëherë e kallëzoi. Shkelësi u kap dhe u dënua.

Për këtë veprim, Nikoleta u prit më 25.10.1980 së bashku me disa ushtarë të kufirit nga kryeministri Mehmet Shehu, i cili shoqërohej nga sekretari i KQ të PPSH-së, Simon Stefani, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Raqi Iftica etj.

Fotot janë të ceremonisë në fjalë dhe, natyrisht, nuk i përkasin Arkivit të Ministrisë së Brendshme./Jo.Be/Fjala.al

 

 

Të fundit

Bojkoti i supermarketeve në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri asnjë reagim!

Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, rreth 15...

Shpërthen në flakë treni që transportonte karburant, 29 ekipe zjarrfikëse në terren

Një zjarr i madh shpërtheu në pesë vagonë treni që transportonin benzol në rajonin Olomouc të Çekisë, duke shkaktuar një alarm të veçantë nga...

Diaspora drejt rekordeve? Mbi 200 mijë votues të regjistruar për zgjedhjet e 11 majit

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar, për të marrë pjesë në zgjedhjet...

Trump-Zelensky, 20 minuta debat me tone të larta/ Reagon Moska: Historike!

Pas përplasjes mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ardhur reagimi i parë nga...

Berisha ka “shkopin magjik”!/ Premton të zhdukë varfërinë e skajshme brenda tre muajve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur një plan të detajuar për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe zhdukjen e varfërisë ekstreme në Shqipëri,...

Lajme të tjera

Web TV