Presidenti bjellorus i drejtohet Putin :Dua lloje të ndryshme armësh…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko shprehet se i ka kërkuar homologut të Rusisë Vladimir Putin të furnizojë me armë vendin e tij, pas protestave të shumta që kanë shpërthyer prej muajit gusht, ku kërkohet largimi i 66-vjeçarit nga zyra.

Duke biseduar në Minsk me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu Lukashenko konfirmoi se i kërkoi shefit të Kremlinit tipe të ndryshme armësh, duke mos dhënë të tjera detaje.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko shprehet se i ka kërkuar homologut të Rusisë Vladimir Putin të furnizojë me armë vendin e tij.

“Unë i kërkova presidentin rus lloje të ndryshme armësh. i thashë se kur të vijë, ne mund të shohim se cilat zona kanë nevojë për përforcim si pjesë e Shtetit të Unionit.

Nuk ka nevojë të shqetësohemi, ne jemi gati dhe ngjarjet e fundit na kanë treguar se duhet të jemi më të guximshëm në mbrojtjen e interesave të Bjellorusëve dhe Rusëve”, është shprehur presidenti bjellorus.

Ne mund të kemi situatën në kontroll, jo vetëm në Bjellorusi por edhe përgjatë kufijve tanë, shtoi Lukashenko.

Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, gjithashtu ka konfirmuar  se zgjedhjet e reja presidenciale do të mbahen sapo Bjellorusia të miratojë një kushtetutë të re.

Rusia dhe Bjellorusia aktualisht po kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake që pritet të përfundojnë në fund të shtatorit.

66-vjeçari i bëri këto deklarata vetëm dy ditë pas takimit në Moskë me presidentin rus, i cili i dhuroi Bjellorusisë 1.5 miliard dollarë fonde në formë huash. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në...

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur varri i përjetshëm. Ai ruan...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV