Teuta-Granada, shpallen formacionet, Daja, “dirigjenti” i mesfushës durrsake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teuta do të jetë skuadra e parë shqiptare që do të zbresë në fushën e blertë pas pak, për t’u përballuar në kuadër të turit të dytë eliminator të Ligës së Evropës me Granadën dhe janë shpallur tanimë edhe formacionet zyrtare të këtij takimi që nis në ora 16:00.

Organizimin e mesfushës, trajneri Edi Martini i ka besuar ish-futbollistit të Tiranës dhe Skënderbeut Asion Daja, i cili do të debutojë për durrsakët pikërisht ndaj spanjollëve. Pjesa tjetër e skuadrës mbetet thuajse e pandryshuar, me përjashtim të Beqjas, që merr vendin e Todorovskit të dëmtuar.

Sulmuesi Blerim Krasniqi do të mbështetet nga krahët me Emiljano dhe Lorenco Vilën. Takimi luhet në stadiumin “Niko Dovana” dhe transmetohet në platformën me pagesë, “Supersport”. Në krahun e andaluzianëve, trajneri Diego Martinez ka hedhur në sulm ish-futbollistin e Real Madridit dhe Valencias, veteranin Roberto Soldado.

Teuta – Granada

Formacionet zyrtare:
Teuta: Frashëri, Kuro, Arapi, Hoxha, Beqja, Avdyli, Aleksi, Daja, E.Vila, L.Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.
Granada: Silva, Diaz, Sançez, Duarte, Neva, Montoro, Gonalo, Puertas, Herrera, Kenedi, Soldado. Trajner: Diego Martinez.

Të fundit

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë...

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i mitur me spektrin autik ka...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë...

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me...

Lajme të tjera

Web TV