Çmimin Nobel Trump? Rama: Nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin

Në intervistën për “DW” kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me propozimin që ka bërë deputeti norvegjez që presidentit të SHBA-së, Donald Trump t’i jepet Çmimi Nobel për Paqen.

Rama shprehet se nuk i takon atij që ta përcaktojë fituesin, por ky vendim i takon komisionit të Çmimit Nobel.

“Këtë e di komisioni i Çmimit Nobel, unë mendoj që nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin e gjithë analizës që do të bëjë komisioni i Çmimit Nobel”, është shprehur Kryeministri Rama.